Prerja e borxhit grek, Lagarde: Evropa do ta mbajë fjalën
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se është e bindur që Evropa do të përmbushë angazhimet e saj për lehtësimin e borxhit në Greqi, nëse vendi mbetet në pajtueshmëri me kushtet e paketës së shpëtimit.
"Unë nuk kam asnjë arsye për të besuar se evropianët nuk do të respektojë angazhimet e tyre kundrejt Greqisë," tha ajo.
"Cili do të jetë formati i këtyre masave të mëtejshme dhe ndihma, sigurisht këto do të diskutohen në një fazë të mëvonshme", shtoi Lagarde.
Në fund, ajo ftoi autoritetet greke që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar evazionin fiskal dhe për të bërë reformat.
Këto deklarata vijnë vetëm disa ditë para vizitës së Antonis Samaras në Shtetet e Bashkuara dhe takimit të tij me presidentin amerikan Barak Obama, ku në fokus të bisedimeve do të jetë ekonomia.
(Balkanweb)