E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet me 4.8 vjet burg vajza që kontrollonte një rrjet prostitutash

Prostitute—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Një vajzë 26-vjeçare është dënuar nga gjykata e Tiranës pasi shfrytëzonte femra të tjera për prostitucion, me klientë që i gjente vente ajo.

Nga hetimet e prokurorisë, me anë të përgjimit të numrave telefonik të 26-vjeçares me iniciale N.K, ajo komunikonte nëpërmjet telefonit me shtetas të ndryshëm (kliente) duke lënë takim dhe duke prezantuar femrat prostituta.

Kështu, më datë 13.03.2012, 43-vjeçari A.K, i porsa kthyer nga Italia ku ai jeton i ka kerkuar kusherit të tij banues ne Shijak, te ndermjetesoje per ti gjetur atij ndonje prostitute me qellim per te kryer marredhenie seksuale kundrejt shperblimit. Kushëriri i 43-vjeçarit kishte njohje me N.K, dhe e ka telefonuar asaj që te gjente nje femer, per nje te njohurin e tij.

26-vjeçarja pas kesaj bisede ka komunikuar me 24-vjeçaren E. T, e cila njihet me emrin e punes si Ola dhe i ka thene asaj per nje kafe (duke nenkuptuar punen). Rreth ores 19:30 vajzat janë takuar me njëra-tjetrën dhe të dyja se bashku kane hipur ne nje mjet tip Mercedez Benz me drejtues shtetasitn 40-vjeçar F.L dhe jane nisur ne drejtim te Shijakut, ku pasi jane futur ne ambjentet e një hoteli jane ulur me të interesuarit. Pas disa minutash 43-vjeçari i ardhur nga Italia dhe prostituta janë ngjitur për te dhomat e hotelit, ku pas pak çastesh, eshte nderhyre nga forcat policore dhe janë kapur ne flagrancë duke kryer marredhenie seksuale.

26-vjeçarja që shfrytëzonte prostitutat ka pohuar në gjykatë se këtë veprimtari e ka kryer e diktuar nga nevojat ekonomike, ashtu si edhe prostituta E.T. Po kështu, nga përgjimet janë identifikuar edhe disa raste të tjera, ku një shtetas, P.R ka pohuar se i ka kërkuar 26-vjeçares N.K që të kryente marëdhënie me një vajzë. Ajo ja ka gjetur dhe, siç thuhet në vendimin e gjykatës, 56-vjeçari ka kryer marrëdhënie në disa raste me prostitutat qe i shfrytezonte e pandehura N.K, në këmbim të pagesës që siç thotë deklaruesi varionin rreth 1000-1500 leke te reja.

Po kështu, edhe shtetasi A.M ka pohuar se pas njohjes rastësisht me shfrytëzuesen e prostitutave, ajo i ka telefonuar atij ne menyre te perseritur, per ti derguar femra per te kryer seks kundrejt pageses, te cilat e pandehura ja dergonte atij dhe me pas shtetasi i mesiperm i dergonte ato ne një motel ne Kombinat me te cilat kryente marredhenie kundrejt pageses prej 5.000 leke. Ne lidhje me menyren e pageses, ky shtetas ka pohuar se ate ai ne çdo rast ja bente ose te pandehures, ose femres se shfrytezuar prej saj. Po kështu ka deklaruar edhe shtetasi E.K.

Gjykata dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg 26-vjeçaren N.K që shfrytëzonte femrat për seks, dënoi me 8 muaj burg protitutën 24-vjeçare E.T, me dy muaj 43-vjeçarin e ardhur nga Itali që u kap në flagrancë me prostitutën dhe me 160 mijë lekë gjobë shoferin që ndihmonte 24-vjeçaren të lëvizte me prostitutat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›