“Hakmarrja për Drejtësi”, Kushtetuesja kthen dosjen për rigjykim
TIRANË- Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet dhe i kthen për rishqyrtim Gjykatës së Lartë dosjen e “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Procesi ndaj kësaj organizate sipas Kushtetueses është me shkelje ligjore, të cilat kanë cënuar një proces të drejtë ligjor.
Një prej shkeljeve të cituara është fakti se dosja në Gjykatën e Lartë është shqyrtuar nga një anëtar i Gjykatës i kësaj gjykate në papajtueshmëri me ligjin.
Por, nuk është ky argumenti i vetëm i dhënë në favor të të akuzuarve si anëtarë të organizatës. Kushtetuesja ka rënditur dhe disa shkelje të tjera, të bëra nga tre shkallët e gjyqësorit në vend.
Dhjetë të akuzuarit si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” zanafilla e së cilës u shënua ne 12 tetor 1996, janë cilësuar fajtor për dhjetra krime të rënda.
Krerët e organizatës janë Altin Arapi dhe Orik Shyti të dënuar me burgim të përjetshëm.
(e.m/GSH/BalkanWeb)