Elbasan, kapen 27 doza heroinë, në pranga dy të rinj

Policia e Elbasanit në sajë të operacionit të koduar “Emigranti” ka bërë të mundur sekuestrimin e 27 dozave heroinë dhe arrestimin e 2 të rinjve.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Olsi Bardhi 22 vjeç dhe Jordan Saripanidhis 20 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 2 të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.