E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha 15 kompani ne gare per ndertimin e bulevardit te ri te Tiranes

Rruga “28 Nëntori”, ku ndodhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut dhe godina e Bashkisë, lënë për vite në harresë, është rikonstruktuar tërësisht.
“Dua të siguroj banorët e Tiranës që përkushtimi ynë, ashtu siç është shtrirë në çdo lagje të Tiranës, në qendër të Tiranës, do të vazhdojë të jetë i prekshëm kudo ku qytetarët kanë nevojë. Ne si Bashki, i kemi marrë të gjithë masat që brenda gushtit, çdo problem i qytetarëve të Tiranës, një kolektor diku në Kombinat apo një sistem ujësjellësi i munguar në Shkozë, të jetë i projektuar, kemi buxhetuar fondet me buxhetin e vitit 2013 dhe 2014, buxhetin afatmesëm që e kemi kaluar me Këshillin Bashkiak dhe kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare me fondet e tjera, për t’i dhënë Tiranës brenda dy viteve të ardhshme, këtë cilësi që shikoni këtu në qendër, në çdo lagje të Tiranës”
Ne kete rruge ku Bashkia ka investuar 26 milionë lekë kryebashkiaku Basha ka bere te ditur interesin e madh te kompanive te njohura nderkombetare per ndertimin e bulevardit te ri te Tiranes, projektin me te madhe per kryeqytetin ne keto 100 vite

“Dje është mbyllur etapa e parakualifikimit, ku kanë aplikuar 15 kompani, siç e thashë nga të gjitha vende e Evropës dhe të botës, Gjermania, Austria, Italia, Kina, vendet arabe, kompani shqiptare dhe brenda 5-6 ditëve të ardhshme do të bëhet short-listimi, pra do të përzgjidhen kompanitë që parakualifikohen për fazën e dytë, ndërkohë që brenda 15 ditëve nga momenti i parakualifikimit, pra të themi 20-25 ditë nga dita e sotme, ata do të kenë kohë për të sjellë ofertën financiare. Shqyrtimi i ofertave financiare, po ashtu do të marrë afro një javë, prandaj mund të themi me siguri që brenda fundit të korrikut, fillimit të gushtit do të përzgjidhet fituesi, do të nënshkruhet kontrata dhe do të fillojë ndërtimi i bulevardit të ri.

Rruga ”Ibrahim Buzhiqi”
Nderkohe qe nje tjeter rruge e rikonstruktuar i eshte shtuar Tiranes. Rruga ”Ibrahim Buzhiqi”, në njësinë bashkiake nr. 8, e cila i sherben 1500 banorëve.
Me një investim prej 9 milionë lekësh janë ndërtuar trotuaret, sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha, ndriçimi rrugor, gjelbërim, sikundër përgjatë rrugës janë mbjellë fidanë pemësh. Rikonstruksionit po i nënshtrohen rrugët, në katër blloqe banimi.
“Dua të theksoj këtu se në të dy anët e rrugës së Dibrës, ku po përfundon një investim po kështu i përmasave historike do të thosha, e paprekur kjo arterie për më shumë se 20 vjet.
Në të dy anët e rrugës së Dibrës, ne kemi investuar në blloqet e banimit, faktikisht në 4 blloqe, dy prej të cilëve, kjo rrugë dhe blloku tjetër tek “Riza Cerova” kanë përfunduar. Ditët në vijim përfundojnë edhe dy blloqet e tjera, çka e sjell këtë lagje në parametra normalë e funksionalë dhe me një standard të munguar prej shumë vitesh”
Nje zhvillim me te madh kjo zone sipas krybashkiakut Basha do te marre me planin urbanistik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›