E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Gjithcka per zhvillimin e bujqesise dhe rritjen e punesimit

Gjate nje takimi ne nje ferme bujqesore ne Lushnje,kreu i LSI Ilir Meta,vuri edhe nje here theksin tek rendesia e zhvillimit te sektorit te bujqesise.Sipas Metes,bujqesia eshte nje faktor shume domethenes ne rritjen e ekonomise se vendit dhe per kete duhet mbeshtetur ne te gjitha menyrat.
“Që nga subvencionimi me 50% i farave më të zgjedhura në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25% për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet, si për serrat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera, të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë. Deri tani, marrja me bujqësinë ka qenë një mbijetesë, ka qenë një sakrificë, një vuajtje. Ne, me programin tonë, do ta kthejmë angazhimin e të gjithë fermerëve në bujqësi në një mundësi të shkëlqyer për të rritur mirëqenien, në një burim optimizmi dhe besimi për të ardhmen në një standard të ri jetese, në një standard të vërtetë evropian, si në vendet e zhvilluara. Ndaj programi ynë fillon me bujqësinë”,- tha Meta.

Ndersa gjate nje tjeter takimi elektoral ne Divjake,Ilir Meta u shpreh se programi i LSI mundeson me se miri standardizimin e prodhimeve vendase ne tregjet e Europes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›