E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: 2010, Policia e Shtetit spikati me mjaft reforma

Tirane, 14 dhjetor, NOA Update – Ne luften kunder krimit te organizuar gjate ketij viti, spikaten mjaft reforma si ajo e Policise Rrugore apo ajo e ngritjes se struktures se luftes kunder aseteve kriminale, ne kuadrin e ligjit antimafia etj.

Nje fakt te tille e ka bere me dije gjate analizes vjetore te Policise se Shtetit, ministri i Brendshem, Lulezim Basha, i cili ka pohuar se eshte fakt qe gjate vitit qe po mbyllim, ky institucion ka shenuar mjaft arritje.

Sipas tij, referuar bashkepunimit me jashte, vendi yne permendet nder 5 vendet e rajonit, me aktiv ne operacionet e Interpolit dhe do te zere shume shpejt nje vend dinjitoz ne tryezen e Policive Evropiane.

“Analiza e vitit 2010 eshte e mbushur me arritje dhe permbushje te pritshmerive. Por ajo parashtron edhe detyra, siç eshte ajo e permbushjes se levizjes se lire. Prandaj, duhen respektuar te gjitha kushtet qe na kane vene evropianet per zbatimin e saj. To goditet çdo perpjekje per te abuzuar”, beri me dije ministri i Brendshem, Lulezim Basha.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›