Odiseja e bankierit Kadriaj, me dy banka te medha ne Tirane

Zbulohet i plote nje vendim gjyqi ku Kadriaj u akuzua per zhdukje dhe vjedhje dokumentesh
Artan Kadriaj e ka nisur karrieren ne Banken Amerikane te Shqiperise e me pas ka kaluar me detyra te larta drejtimi ne Raiffaisen Bank. Por fillimisht me Banken Amerikane e me pas me banken tjeter, Raiffaisen, duket se ka pasur probleme.
Konfliktin me Banken Amerikane e zbulon qarte nje vendim gjyqesor i vitit 2006, te cilin "Shekulli" e posedoi dje te plote.
Vendimi eshte marre nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nga gjyqtar Ilir Çeliku, asistuar prej sekretares gjyqesore, Esmeralda Gjoleka, me pjesemarrjen e prokurorit Armand Gurakuqi.
Siç mesohet nga dokumentacioni gjyqesor, ne daten 31 maj te vitit 2006, kjo gjykate mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore publike çeshtjen penale ne ngarkim te z. Artan Kadriaj, i biri i Tahirit dhe Aferdites, lindur me 1970 ne Tirane, i martuar, i padenuar, me arsim te larte, hetuar e gjykuar ne gjendje te lire, gjykuar ne mungese duke u perfaqesuar nga Av. Flamur Çato.
Akuza ndaj z. Kadriaj ka qene per vepren penale te "Zhdukje dhe Vjedhje e dokumenteve" parashikuar nga neni 192/a i K. Penal. Paditesi civil ne procesin penal ka qene Banka Amerikane e Shqiperise, (B.A.SH) me president z. Lorenzo Roncari, perfaqesuar me prokure te posaçme nga Av. Ardian Leka.
Objekti i padise ka qene shperblim demi. Gjykata, pasi administroi provat, degjoi prokurorin Armand Gurakuqi, i cili ne diskutimin perfundimtar kerkoi Deklarimin fajtor te te pandehurit Artan Kadriaj per vepren penale te "Zhdukje dhe vjedhje te dokumenteve" dhe ne baze te nenit 192/a/1 te Kodit Penal kerkoi denimin e tij me 1 000 000 (nje milion) leke te reja gjobe. Mbrojtesi i te pandehurit, Av.
Flamur Çato, ne diskutimin perfundimtar kerkoi deklarimin e pafajshem te te pandehurit Artan Kadriaj, per shkak se nuk ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet, - thuhet ne procesverbalin e vendimit te gjyqit.
Me poshte ne kete vendim, ku mesohen edhe hollesi rreth karrieres se z. Kadriaj, thuhet:
"...Organi i prokurorise Tirane, ne daten 07.08.2004 ka filluar procedimin penal Nr. 2177 ne ngarkim te shtetasit Artan Kadria per vepren penale te "Vjedhjes se pasurise" parashikuar nga Neni 134/1 i K. Penal dhe vepren penale te "Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve" parashikuar nga Neni 192/a paragrafi i pare i K. Penal. Ky procedim ka nisur mbi bazen e kallezimit te bere nga Banka Amerikane e Shqiperise.
Pas hetimeve te zhvilluara ne daten 11 korrik 2005, organi i prokurorise Tirane ka marre te pandehur shtetasin Artan Kadria duke e akuzuar ate per vepren penale "Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve" te parashikuar nga Neni 192/a paragrafi i pare i K. Penal.
Ne perfundim te hetimeve paraprake organi i prokurorise Tirane ka paraqitur para Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane kerkesen per gjykimin e te pandehurit nen akuzen e mesiperme (Neni 192/a/1 te K. Penal).
Nga shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes rezultoi e provuar si me poshte:
I pandehuri Artan Kadria ka filluar pune prane Bankes Amerikane te Shqiperise ne daten 15.03.1998 ne pozicionin e oficerit te kredise e me pas ka pasur ngritje ne detyrat e tij duke u bere zv. President i bankes e nga data 01.01.2004 Drejtor i Departamentit te Korporatave.
Ne daten 21.06.2004 i pandehuri ka paraqitur doreheqjen e tij presidentit te bankes, e cila eshte pranuar nga ky i fundit ne daten 22.06.2004.
Ne daten 12.07.2004 i pandehuri ka filluar pune prane "Raiffeissen Bank" Tirane me detyren e Drejtorit te Divizionit te Bankingut me Korporatat.
Organi i prokurorise pretendoi se dy muaj para largimit nga Banka Amerikane i pandehuri ka kerkuar nga punonjesit e tij qe i kishte ne varesi informacione lidhur me disa kliente te Bankes Amerikane, informacione qe sipas akuzes i jane dhene te pandehurit ne tre disketa te kopjuara nga vartesit te tij.
Gjithashtu, u provua gjate gjykimit se i pandehuri ne kuader te ushtrimit te funksionit te tij ne Banken Amerikane te Shqiperise ka qene i pajisur me nje kompjuter Labtop Acer TM 430, te cilin e ka dorezuar prane Bankes Amerikane te Shqiperise ne daten 28.07.2004 (rreth nje muaj pas nderprerjes se marredhenieve te punes me Banken Amerikane).
Lidhur me kete fakt organi i akuzes pretendon se ne periudhen 28.07.2004 deri ne daten 28.07.2004 nga i pandehuri jane fshire shumica e fileve qe ndodheshin ne kompjuter.
Sipas akuzes, faktet e mesiperme perbejne elementet e figures se vepres penale te "Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve" te parashikuar nga Neni 192/a paragrafi i pare i K. Penal e per rrjedhoje ne konkluzionet perfundimtare u kerkua deklarimi fajtor dhe denimi i te pandehurit sipas Nenit 192/a paragrafi i pare i K. Penal.
Gjykata nisur nga provat e administruara gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes analizes se ligjit procedural dhe material penal dhe te elementeve te figures se vepres penale per te cilen akuzohet i pandehuri, arrin ne perfundimin qe fakti ne ngarkim te te pandehurit nuk perben veper penale e per rrjedhoje ne baze te Neni 388 pika 1 germa "b" te K. Pr. Penale i pandehuri duhet te deklarohet i pafajshem.
Ne vendimin e saj, gjykata me pas ka analizuar kerkesen e paditesit dhe ka konkluduar se objekti i vepres penale te "Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve" nuk eshte konsumuar nga z. Kadriaj. Ne vendimin e gjykates lexohet:
"...Nga ana objektive nisur nga formulimi i dispozites (Neni 192/a/1 i K. Penal) rezulton qe vepra penale mund te konsumohet ne tre forma: asgjesimit, zhdukjes apo vjedhjes se dokumenteve te arkivit qe jane te nje rendesie te veçante.
Per te konsumuar kete veper nga ana objektive duhet qe te plotesohen njekohesisht disa kushte:
Se pari: te kete ndodhur asgjesimi apo vjedhja e dokumenteve.
Se dyti: dokumentet e mesiperm te jene dokumente arkivor.
Se treti: dokumentet e mesiperm te jene te nje rendesie te veçante.
Duke analizuar nenelementet e mesiperm anes objektive te kesaj figure te vepres penale ne asnje rast nuk rezulton dhe nuk u provua gjate gjykimit nga akuza qe te kete pasur asgjesim, zhdukje apo vjedhje te ndonje dokumenti nga i pandehuri ne dem te Bankes Amerikane te Shqiperise.
Vete organi i prokurorise lidhur me informacionet e marra nga i pandehuri nga vartesit e tij gjate kohes qe ishte ne detyre pranon faktin se ato informacione ishin fotokopje te te dhenave baze qe i dispononte dhe i disponon akoma dhe sot Banka Amerikane e Shqiperise.
Duke disponuar te pacenuar arkivin e saj nuk mund te kete pakesim te te dhenave dhe dokumentacionit kunder bankes e per rrjedhoje nuk ndodhemi as para vjedhjes, as para zhdukjes apo asgjesimit te dokumenteve arkivor.
Edhe ne rastin e te dhenave ne kompjuterin personal te te pandehurit gjykata arrin ne perfundimin se nuk kemi te bejme me asnje nga format e anes objektive te analizuara me siper per faktin se te dhenat ne ate kompjuter kane qene te dhena lirisht te disponueshme nga i pandehuri dhe si te tilla nga njera ane nuk mund te konsiderohen si dokumente arkivor dhe nga ana tjeter te konsiderohen te vjedhura, te zhdukura apo te asgjesuara prej tij ashtu siç kemi analizuar me siper lidhur me kete moment..."
Nje pike shume e diskutueshme ne proces ka qene neni 23 i ligjit "Per bankat ne Republiken e Shqiperise" ku thuhet: "Per çdo informacion qe marrin, gjate ushtrimit te veprimtarise ne banke, administratoret dhe nepunesit ruajne sekretin dhe nuk e perdorin ate per perfitime vetjake ose per te tretet jashte bankes, te cileve u sherbejne ose u kane sherbyer." Ne kete pike, vendimi i gjykates thote:
"...Nuk u paraqit asnje prove qe i pandehuri te kete perdorur informacionet e Bankes Amerikane te Shqiperise dhe te kete pasur si rezultat i ketij perdorimi perfitime vetjake ose t'u kete sjelle perfitime te treteve jashte bankes. I pandehuri ka pasur nje karriere pozitive prane Bankes Amerikane te Shqiperise dhe eshte larguar nga puna me kerkese te tij dhe leje te vete drejtuesve te bankes, te cilet deri ne momentin e largimit nuk kane pasur asnje pretendim ndaj te pandehurit. Pretendimet e tyre rezulton te kene filluar vetem pasi i pandehuri eshte punesuar prane bankes tjeter "Raiffeisen Bank"...
Ne fund gjykata e ka shpallur te pandehurin te pafajshem per vepren penale te "Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve" dhe ka bere rrezimin e padise civile te ngritur nga Banka Amerikane e Shqiperise.
Por ky proces gjyqesor i 2006-es rrefen vetem marredhenien e veshtire te z. Kadriaj me banken ku ai ka nisur fillimisht karrieren e tij. Por disa vite pas kalimit ne banken tjeter Raifaisen Bank, ka ardhur serish nje pike problematike.
Mesohet se ai ka pasur probleme me banken per shkak te rezervave qe drejtuesit me te larte kishin ndaj disa marredhenieve me biznese te veçanta. Se çfare ka ndodhur konkretisht, kete do ta zbuloje nje hetim i mundshem i thelluar pas ngjarjes se te dieles ne mbremje ne Tirane.