E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: 21 Janari, nje skenar i paster puci

"Fakti qe brenda turmes se demonstrates se 21 Janarit, ishin ndare mire detyrat per grupe te dhunshme 5-veteshe, e ben te qarte se skenari ishte ai i nje puci dhe marrjes se pushtetit me dhune". Kjo ka qene deklarata e Ministrit te Brendshem, Lulzim Basha teksa ka argumentuar ne studion e "ABC News", gjithcka ndodhi ne demonstraten e 21 janarit. Sipas tij, ketu nuk behet fjale per skenarin klasik te ne puci, qe te dalesh me tanke, se ky nuk konceptohet ne asnje vend te NATO-s. "Por behet fjale per fazen e pare, ate te goditjes se Kryeministrise e cila zgjati per pese ore, me pas vijimi me gjendje anarkie dhe ne fund, kerkimin e ngritjes se nje qeverie teknike", shpjegoi kreu i ministrise se Brendshme. Por ai ka nenvizuar se vetem fale qendreses dhe profesionalizmit te Policise se Shtetit, kjo gje u shmang. "Une qe gjate vitit te kaluar, kam drejtuar thirrje per largimin e Partise Socialiste nga kriminalizimi dhe elementet kriminale",-tha Basha nder te tjera. Sa i perket ceshtjes se Gardes se Republikes dhe debatit te hapur rreth saj gjate ketyre diteve pas demonstrates se 21 janarit, ministri Basha tha se me ligj, Garda ka per detyre te asgjesoje cdo rrezik qe u paraqitet institucioneve. "Me ligj, ajo eshte e autorizuar per te parandaluar cdo rrezik brenda perimetrit te sigurise dhe personave qe jane ne mbrojtje te saj, qofshin keta jo vetem persona kushtetues, por edhe te huaj", sqaroi ai. Sipas tij, e rendesishme eshte qe shqiptaret te kuptojne se vetem fale vetepermbajtjes se Gardes nuk pati me shume viktima, pasi ajo ka si detyre me ligj, asgjesimin e rrezikut ndaj organeve kushtetuese. "Kemi situaten e nje dhune per pushtet, te organizuar nga nje shtab dhune dhe puci te vendosur para Kryeministrise, nje situate e paprecedent dhe ka qene nje dhune e orkestruar nga nje parti politike. Ketu nuk kemi te bejme me nje aksion politik, pasi pame se dhunuesit nuk kane qene socialiste, por bandite e te droguar, te paguar dhe financuar nga shtabi i pucisteve", shtoi me pas ministri i Brendshem Lulezim Basha. Ndersa sa i perket ceshtjes se hetimit te asaj qe ndodhi ne 21 Janar, Basha tha se primar eshte hetimi i shkakut qe na solli deri ketu dhe kush e mori nismen per pucin. "Kush e komandoi, e organizoi, kush i pagoi demonstruesit eshte fillesa dhe gjeja me e rendesishme e ketij hetimi",-tha ai. Duke perfunduar se pa u zbardhur keto, nuk mund te behet fjale per nje hetim te gjithanshem te demonstrates se 21 janarit, gje te cilen ne fakt e kane kerkuar edhe nderkombetaret.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›