Irlanda miraton ligjin për financat

Dhoma e Lartë e Parlamentit irlandez ka kaluar projektligjin e financave, të nevojshëm për të siguruar paketën e ndihmës ndërkombëtare, para zgjedhjeve të ardhshme.
Buxheti kërkon rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve si kusht për ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Projektligji, i cili tashmë ka kaluar dhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit, pritet të nënshkruhet si ligj të hënën.