"Shuhet" PS Shkoder, grate socialiste ikin tek LSI-ja
Demonstrata e dhunshme dhe mosdistancimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama nga ngjarjet e dates 21 janar, ka bere qe nje pjese e anetaresise se kesaj partie ne Shkoder te largohet nga strukturat. Dje nje grup perfaqesuesesh te Forumit te Gruas Socialiste te qytetit te Shkodres, deklaroi largimin tek LSI-ja, duke e cilesuar sjelljen e kreut te PS-se, si nje turp per te majten shqiptare. "Largohemi nga Partia Socialiste dhe bashkohemi me Levizjen Socialiste per Integrim, duke mbetur socialiste me shpirt dhe zemer, per te vazhduar ne kete menyre qe ne radhet e LSI-se, te punojme e te kontribuojme per te majten e re shqiptare, per te majten evropiane qe nuk mund te mbahet peng as nga Edi Rama dhe as nga ata qe demonstruan ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" anen me te shemtuar dhe turpin e shoqerise shqiptare",-thuhet ne deklaraten e nenshkruar nga perfaqesueset e Forumit te Gruas Socialiste ne Shkoder. Nderkohe qe kryetarja e ketij forumi, Dorela Maliqi u shpreh se ky vendim vjen pas indinjimit qe ka shkaktuar ne opinion, keqperdorimin i se majtes nga Edi Rama. Ajo shtoi se ky distancim vjen nga "zemerimi dhe neveria per sjelljen e papergjegjshme te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama qe braktisi socialistet dhe u be frymezuesi e organizatori i grupeve kriminale",-tha Maliqi. Ne deklaraten e ish-perfaqesuesve te PS-se, theksohet dhe denimi i akteve kriminale, si dhe shprehet vleresimi e mirenjohja "per punen shembullore te forcave te Policise se Shtetit". Socialistet e Shkodres kane kerkuar distancimin e socialisteve nga politika e turpshme e Rames. "Dhuna, aktet kriminale e vandalizmi nuk jane ne natyren e socialisteve shqiptare. Socialistet shqiptare nuk ka se perse te ndjehen te turperuar nga turpet e Edi Rames, por me force dhe kuraje qytetare duhet te distancohen nga gjithcka e pamoralshme dhe e neveritshme, nga gjithcka kriminale e korruptive qe perfaqeson Edi Rama",-tha dje Maliqi. Ne qendrimin e saj Maliqi u shpreh se socialistet nuk mund te jene pjese e akteve kriminale. "Distancohemi nga e gjithe kjo histori turpi, e aktesh kriminale qe Edi Rama beri me socialistet. Distancohemi nga te gjithe ata qe u bene njesh me kriminelet qe qellonin pa meshire mbi vellezerit e djemte tane police ne krye te detyres, per zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e rendit publik",-tha dje Maliqi. Q.Xhani
Procesi
Largimet nga PS, tashme ne "mode" kalimi ne LSI
Nje jave nga demonstrata e dhunshme e PS-se, mjaft anetare dhe drejtues te forumeve te PS-se kane vendosur te distancohen nga kjo force politike. Dy dite me pare, ish-kreu i PS-se ne Shkoder, Edip Shiroka, sekretarja Organizative ne kete qytet, Mira Kozmai, ish-kandidati per kryetar te PS-se, Nikolin Dedevukaj dhe ish-kryetari i FRESSH-it Gent Muriqi deklaruan largimin nga kjo force politike per t'u bere pjese e Levizjes Socialiste per Integrim. Ne deklaraten e perbashket te rreth 28 anetareve te forumeve ne Shkoder, theksohej se nuk mund te qendronin me, ne nje parti qe punonte kunder interesave te vendit dhe qe nuk distancohej nga dhuna. Nderkohe qe pak kohe me pare largimin nga strukturat e PS-se e deklaruan dhe anetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Ylli Manjani dhe ish-deputeti socialist Durim Hushi. Manjani dhe Hushi deklaruan se do te punonin ne LSI per t'i sherbyer me mire elektoratit te majte. Por nuk jane keto te vetmet reagime nga PS. Nje ikje me masive ka ndodhur dy muaj me pare ne qytetin e Lushnjes. Kryetari i bashkise se ketij qyteti, Albert Sanxhaku deklaroi largimin nga strukturat e PS-se, se bashku me 300 anetare te kesaj parti.