Trembet PS, Tahiri: mos na hetoni se kemi imunitet

Partia Socialiste reagoi mbremjen e djeshme lidhur me kerkesen e Komisionit Hetimor, per pergjimin e telefonatave te krereve me te larte te shtetit dhe personaliteteve te tjera qe gezojne imunitet. Deputeti socialist Sajmir Tahiri u shpreh se vete komisioni hetimor eshte antikushtetues dhe si rezultat edhe vendimet e tij bien ndesh me Kushtetuten. "Berisha ka per qellim instalimin e nje diktature te pashpallur. Per sa kohe komisioni eshte antikushtetues, edhe vendimet e ketij komisioni jane antikushtetuese" tha Tahiri. Deputeti socialist akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton te beje nje shkrirje te pushteteve duke kerkuar nje hetim qeveritar te 21 janarit. "Kryeministri ka per qellim asgjesimin e hetimeve nga institucioni i Prokurorise lidhur me ngjarjet e 21 janarit, duke dashur ta ktheje ne nje hetim qeveritar. Te gjithe ata qe Berisha kerkon ti pergjoje, gezojne imunitet." tha Tahiri.
Halimi: Nuk behet fjale pergjime telefonike
Komisioni Hetimor Parlamentar, per hetimin e veprimit te organizuar kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues ne date 21 janar 2011, ne pergenjeshtrim te lajmit te disa mediave, njofton se nuk behet fjale per pergjime telefonike: "Nuk behet fjale per proceduren e pergjimeve telefonike i parashikuar nga neni 191 KPP por permbledhjen e te dhenave. Komisioni Hetimor Parlamentar ka te drejte ne baze te nenit 4 dhe 15 te ligjit 8891 "per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare", te kryeje cdo veprim hetimor te parashikuar ne Kodin e Procedures Penale. Pikerisht veprimi i marrjes se dokumenteve parashikohet si veprim nga neni 191 i KPP dhe neni 101 i ligjit nr 9818 dt 19.5.2008 "Per Komunikimet Elektronike ne Republikes se Shqiperise". Bazuar sa me siper KHP ka te drejte te kryeje cdo veprim hetimor qe kryen Prokuroria e Republikes, gjate nje hetimi penal, duke patur detyrimin te ruaje dhe te administroje cdo dokument sekret dhe teper sekret sipas rregullave te parashikuara qarte ne ligjin per Komisionet hetimore parlamentare. Per me teper dokumentet e kerkuara nuk jane te nivelit teper sekret sepse gjenden lehtesisht ne zyren e finances se cdo institucioni ku kompania e telefonise bashke me faturen financiare tatimore, dergon dhe detajimin e cdo skedari (tabulati) te mbajtesit te numrit", thuhet ne reagimin e kryetarit te komisionit te hetimit, Eduart Halimi.
Komisioni: Tahiri shpif e mashtron, nuk pergjohen zyrtaret
Komisioni hetimor njofton se akuzat e deputetit socialist jane shpifje e ulet, trillim i pashembullt qe s'ka asgje te perbashket me te verteten. Zedhenesi Tahiri i zotit Rama, shpifi, trilloi e mashtroi duke deklaruar se Komisioni hetimor parlamentar ka urdheruar pergjimin e zyrtareve te vendit. Komisionit hetimor njofton se kjo eshte shpifje e ulet, trillim i pashembullt qe s'ka asgje te perbashket me te verteten. Komisioni hetimor parlamentar ne perputhje me ligjet e vendit ka te drejte te disponoje cdo dokument, te cdo natyre qofte, ne perputhje me procedurat ligjore, per te zbardhur te verteten mbi 21 janarin. Ai nuk ka kerkuar, as nuk kerkon te veje ne pergjim asnje zyrtare apo individ qytetar privat qofte ai. Ligjet e vendit percaktojne qarte se kush jane procedurat ligjore te pergjimit dhe kush i vendos ato. Se cila eshte arsyeja qe kerkesa e nje dokumenti qe gjendet ne cdo zyre financiare te shtetit, konsiderohet pergjim, kjo do te sqarohet nga komisioni hetimor parlamentar.