E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: 9% e qytetarëve pajisen me pasaporta biometrike

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore përbën një prioritet madhor të qeverisë shqiptare. 

Ministri Basha nënvizoi faktin se Shqipëria që prej vitit 2006 ka në fuqi Moratoriumin për mjetet e shpejta të lundrimit në det, i cili ka rezultuar mjaft efektiv duke bërë që ky trafik nëpërmjet kufirit detar të jetë pothuajse zero. Basha u ndal në veçanti në funksionimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar, bashkëpunimin mes autoriteteve policore me ato doganore, fitosanitare etj. Duke folur për procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta bimetrike, Basha tha se deri më tani janë pajisur me dokumente të tila identifikuese rreth % e qytetarëve shqiptarë.

Duke vlerësuar në veçanti partneritetin me vendet e rajonit, Ministri Basha falënderoi presidencën suedeze të BE për përfshirjen e Republikës së Kosovës krah për krah vendeve të rajonit, duke theksuar se përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit dhe jo përjashtimi, është rruga e vetme për të përballuar me sukses këtë sfidë të përbashkët.

Duke marrë fjalën pas Ministrit Basha, kreu i sesionit Marco Gramenia, President i grupit të ekspertëve të BE mbi trafikimin e qenieve njerëzore, theksoi se Shqipëria është sot një shembull suksesi në luftën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe një partner i besueshëm i BE në këtë luftë.

Ai i vlerësoi se hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për sigurinë e kufijve dhe pajisjen me dokumenta të sigurta vijnë si pasojë e vullnetit të qeverisë Berisha në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë ministerialit Ministri Basha u takua dhe bisedoi me Zv.presidentin e Komisionit Europian dhe Komisionerin për Çështjet e Brendshme dhe të Drejtësisë Z. Jacques Barrot, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës Z. Thornbjorn Jagland, ministra dhe homologë të Suedisë, Belgjikës, Sllovenisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Hollandës, Norvegjisë etj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›