MSH nismë për ndalimin e duhanit
Edhe pse ligji Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", u miratua në maj 2007, ende nuk ka gjetur zbatim në shoqërinë shqiptare. Kryeinspektori Gazmend Bejtja bëri të ditur sot se Inspektoriati Sanitar Shtetëror ka ndërmarrë një aksion në rang kombëtar për zbatimin pa kompromis të ligjit antiduhan, i cili do të shtrihet në të gjithë rrethet e vendit.
"Ministria e Shëndetësisë kërkon nga të gjithë institucionet të marrin pjesë në zbatimin e ligjit kundër duhanit", tha Bejtja gjatë një konference për shtyp. Inspektoriati Sanitar Shtetëror është duke përmbushur të gjitha detyrimet e tij ligjore, theksoi ai, duke garantuar se strukturat shëndetësore janë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve joduhanpirës.
Me këtë rast, në emër të MSH, Bejtja falenderoi të gjithë qytetarët të cilët kanë mbështetur këto struktura në punën e tyre për zbatimin e ligjit. Kryeinspektori Bejtja informoi se në të gjithë vendin inspektohen rreth 1000 subjekte në ditë nga inspektorët sanitarë. Vetëm në Tiranë kontrollohen rreth 150-160 subjekte në ditë. Mbi 150 inspektorë sanitarë punojnë në terren në të gjithë rrethet e vendit.
Objekt i inspektimeve janë institucione të qeverisjes vendore dhe qendrore, arsimore, shëndetësore, etj. Në rast shkeljesh të ligjit kundër duhanit, inspektorët sanitarë lënë process-verbalet me detyra përkatëse, si dhe marrim masa administrative me gjobë në vlerën 50 mijë lekë për çdo shkelje.