E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, tani seancat dy herë në javë

Para togave të zeza, prokurorët kërkuan nga Gjykata që të rrëzonte kërkesat e mëparëshme të palës mbrojtëse si për shpalljen e pavlefshme të aktakuzës për të pandehurit,  afatet hetimore të çështjes ashtu edhe të  akt ekspertimit ekonomiko -financiare për dëmet e shkatuara nga ngjarja e Gërdecit. 

Ata i kanë vlerësuar të pabaza  kërkesat e palës  mbrojtëse, deklaruan se, e gjithë procedura hetimore deri në referimin e  çështjes në Gjykatë,  ishte realizuar konform ligjit. Gjithashtu, prokuroria kërkoi  rrëzimin e kërkesës së bërë nga një prej  përfaqësuesve të palës mbrojtëse për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura për shkak të sekretit shtetëror, me pretendimin se,  kjo çështje është tepër sensitive.

Gjykata ka ndërprerë seancën për të vijuar me të ditën e nesërme, ku dhe pritet të  shprehet për kërkesat e palëve në këtë proces.  Gjithashtu, gjykata ka vendosur që procesi gjyqësor të zhvillohet dy herë në javë. Në këtë proces gjyqësor janë 29 të pandehur, shumë nga të cilët ish- funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Të pandehurit  akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ishë fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›