E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ miraton propozimet e PBDNJ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të mërkurën propozimet e kësaj partie për anëtarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve.

Shorti i hedhur, ka bërë që PBDNJ-ja të kryesojë në tre KZAZ, ndërsa Partia Demokratike vetëm në dy të tilla. Ngritja dhe konstituimi i KZAZ-ve i hap rruge dorëzimit të listës së kandidatëve.

Partia Socialiste vendosi të mos merrte pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në pesë njësi vendore, shkak për të cilën janë bërë kontestimet për zgjedhjet e kaluara parlamentare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›