Taksat ndaj biznesit, Berisha sulmon autoritetet vendore
Kryeministri Berisha deklaroi sot ne mbledhjen e qeverise se pushteti lokal ka rritur në mënyrë të ndjeshme disa taksa, në kundërshtim të hapur me përpjekjet antikrizë të qeverisë. Po sot Berisha hodhi idenë e supershengenit
TIRANE-Kryeministri Berisha ka sulmuar sot gjatë mbledhjes së qevrrisë autoritetet vendore që sipas tij kanë rritur në menyrë artificiale duke rënduar gjendjen e biznesit të vogël.
Kreu i qeverisë siguroi sot përfaqësuesit e biznesit të vogël se, shumë shpejt qeveria do të ndërhyjë për uljen e taksave, një pjesë e të cilave, siç cilësoi ai, “janë rritur në mënyrë të ndjeshme nga pushteti vendor në kundërshtim të hapur me përpjekjet antikrizë të qeverisë dhe filozofinë tonë për taksa të ulëta”.
Ai e quajti këtë masë të pushtetit vendor jashtëzakonisht të dëmshme për biznesin dhe punësimin dhe që vjen në kundërshtim të hapur me përpjekjet antikrizë të qeverisë dhe filozofinë për taksa të ulëta.
“Taksat janë atribut i parlamentit dhe maxhorancës dhe në këtë drejtim”, tha Kryeministri duke kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, pas dy javësh, të paraqitet kuadri ligjor për të ndërhyrë sa më shpejtë në lehtësimin e biznesit të vogël. Marrja e masave për të amortizuar pasojat e krizës, tha ndër të tjera kreu i Qeverisë, është detyrë e të gjithëve
Nderkohe po sot ne mbledhjen e qeverise Berisha hodhi idene e supershengenit i cili sipas tij u krijon mundesi gjithë shtetasve te huaj me nje vize Shengen ne pasaporte te hyjne ne vendin tone pa viza. Kjo pasi shqiperia nuk ka kapacitete te mjaftueshme konsullore.
(d.b/BalkanWeb)