E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Angazhim im jo si nje gare por si nje kontribut

Grupimi i shoqërisë civile organizoi sot një dialog publik për Tiranën me temë” Iniciativa për Tiranën”. I pranishëm në këtë takim është kandidati i PD-së Lulzim Basha, ndërsa kandidati tjetër Edi Rama nuk merr pjesë, me arsye të impenjimeve politike. Në këtë takim në një panel prej me 31 intelektualë të fushave të ndryshme, kandidati i PD-së, Lulzim Basha i ka falënderuar ata për këtë iniciativë.
Forumi i intelektualëve është mbledhur për një diskutim të hapur mbi Tiranën në ambientet e Akademisë së Arteve.

“Së pari ju falënderoj për këtë iniciativë për Tiranën, e cila ka qenë një ëndërr për mua. Energjitë e këtij qyteti janë zgjuar dhe po rrjedhin në drejtim të këtij qyteti. Shpreh vlerësimin për këtë panel dhe ajo që ju përfaqësoni, është i armatosur më sëmiri për në një këndvështrim të ri. Lufta për të vërtetën dhe interesi publik janë të pazëvendësueshëm”, ka deklaruar kandidati për Bashkisë e Tiranës, Lulzim Basha.

Basha deklaroi se angazhimi i tij është një kontribut për qytetin e Tiranës.
“Unë përsëris angazhimin tim duke e parë këtë jo si një garë por si një kontribut. Në këtë kuadër angazhohem duke marrë preokupimet e shprehura nga ju, shpresoj që t’ju kthej përgjigje herën tjetër në takimin e radhës, ku do të angazhohem në një debat me ju. Angazhimi i im do të jetë në frymën e kontributit.”, tha Basha.

“Iniciativa për Tiranës” u mblodh për një dialog publik për kryeqytetin. Ky dialog i përbërë me një panel me figurat më të njohura përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës në kryeqytet dhe jo vetëm.

Paneli është i përbërë nga firua të tilla si: Aleks Luarasi profesor, Adrian Civici ekonomist, financiar dhe pedagog në UET, Zhani Ciko drejtor i TOB, Valentina Kuka, pedagoge në UT, Halim Kosova mjek, Jera Kruja mjeke neurologe, Nevila Nika historiane, Bujar Kapexhiu pedagog ne UET, Petraq Panajorgji pedagog, Irida Xhindi pedagoge, Sotiraq Goni shoqëria Civile, Enri Çili gazetar, Artan Lame inxhinier, Dhori Kule rektori i UT, Ali Ozeku profesor, Kozeta Servani pedagoge në UT, Zef Preçi ekonomist, Alush Shima piktor, Romeo hanxhari pedagog, Kujtim Çashku pedagog, Besnik Aliaj inxhinier. Këta përfaqësues i kanë drejtuar pyetje kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, pyetje këto që do ti drejtoheshin edhe kandidati tjetër, Edi Rama, i cili nuk ka qenë i pranishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›