Vlora pa thertore therrja e bagetive behet ne ambjent publik

Tregtimi i mishit në qytetin e Vlorës është në informalitet të plotë. Ai tregtohet në kushte sknadaloze higjenosanitare.
Në Vlorë ku jetojnë rreth 150 mijë banorë, nuk ka ende një thertore, por prerja e bagëtive dhe tregtia e mishit bëhet në rruge ose në ambjente publike, në kushte aspak higjenike.
Qytetarët vlonjatë shprehin pasigurinë për produktet e mishit dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente për të ndryshuar situatën.
Ajo çka është edhe më e cuditëshme, ka të bëjë me faktin se ky shqetësim i qytetarëve është bërë prezent prej kohësh, por Bashkia e Vlorës asnjëherë nuk e ka projektuar në buxhetin e saj ndërtimin e një thertore apo një tregu brenda kushteve higjenosanitare.
Ndoshta kandidati fitues i bashkisë së këtij qyteti bregdetar duhet t’a nisë punën e tij me ngritjen e një thertoreje, ku së paku të largojë tmerrin e kasaphanës nga sytë e kalimtarëve.