Basha: Autostrada Tiranë-Elbasan, lehtëson bashkëpunimin me Shkupin
SHKUP- Lulzim Basha në kuadër të vizitës së tij në Shkup është takuar sot me homologun e tij maqedonas Koce Trajanovski. Gjatë takimit dy liderët kanë rënë dakord për nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve.
Kryebashkiku Basha ka theksuar në takim se duhet të thellohet bashkëpunimi mes dy administrative. Ai u shpre se “bashkëpunimi do lehtësohet nga ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan e cila do të shkurtojë distancën mes Shkupit dhe Tiranës”. Nga ana e tij kreu i Bashkisë së Shkupit Trajanovski tha se “duhet vënë në eficencë Protokolli i Bashkëpunimit i nënshkruar në në vitin 2000”. Ky protokoll është nënshkruar nga ish kryetari i Bashkisë Albert Brojka dhe që prej atëhere nuk ka pasur asnjë marëdhënie mes bashkive.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka qënë sot i ftuar nderi, në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit, në nisjen e punimeve për sheshin “Skënderbej” në Shkup. Në ceremoninë e organizuar, në 544 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, etj. Pas vendosjes se gur themelit, të pranishmit vendosën kurora me lule, pranë monumentit të Skënderbeut.
Sipas Bashës, Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët kurdoherë, si një nga gjeneralët më të mëdhenj të Europës, strateg i luftës mbrojtëse.
“Skënderbeu - tha Basha - është simbol i bashkimit, i lirisë, i vllazërisë, i atdhedashurisë, por është po kështu një simbol i fuqishëm i europianizmit të kombit shqiptar, i europianizmit për të cilin, ky prijës u shpall “atlet i Europës”, shumë më herët se sa ajo të konceptualizohej si një entitet politik, drejt të cilit jemi të orientuar të gjithë ne shqiptarët, pavarësisht se ku jetojmë”.
Ndërsa Ali Ahmeti u shpreh se : "Flamuri dhe Skënderbeu janë dy emblema që na kanë mbajtur shpirtin gjallë për 544 vjet". Kryetari i BDI tha se: “prezenca e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës është një nderim, jo vetëm njerëzit prezent këtu, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë”.
Basha, gjatë vizitës së tij në Shkup, u prit në një takim të veçantë nga kreu i PDSH-së z Menduh Thaçi. Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni ndanë së bashku pikëpamje mbi zhvillimet e fundit si dhe rolin e shqiptarëve.
Ai u takua edhe me zv/ kryeministrin Musa Xhaferri, përgjegjës per implementimin e marrëveshjes së Ohrit, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Organizativ, për kremtimet e 100-vjetorit. Me nisjen e punimeve për sheshin “Skënderbej” nisën kremtimet edhe për 100 - vjetorin e Pavarësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)