E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policimi në komunitet

Në këtë takim morën pjesë, Grupe nga Komunitetet e Qarkut të Tiranës, përfaqësues nga Prefektura, Institucionet Vendore, Shërbimet e Emergjencës, Shoqata, OJQ, Biznesi etj.

Misioni i saj, është kryerja e një shërbimi policor ku në bashkëpunim me komunitetin, partneret, grupet e interesit dhe në përputhje me të drejtat  kushtetuese, garanton zbatimin e ligjit, krijimin e një  mjedisi të sigurt për komunitetin, sipas filozofisë dhe praktikës më të mirë të policimit në komunitet, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve.

Në këtë takim, janë evidentuar shqetësimet kryesore të komunitetit, si trafiku rrugo, situata kriminale, kontrolli i policisë nëpër shkolla, mbrojtja e të miturve, etj.

Gjatë këtij takimi, janë parashtruar edhe strategjitë për këtë vit, siç është thellimi i luftës kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, policim i udhëhequr nga Inteligjenca, rritja e parametrave te sigurisë rrugore, si dhe rritja e ndergjegjesimit mbi trajtimin adekuat te mbrojtjes se te miturve, komunitetit Rom etj. /Start/

                                                                                             2012-01-17 13:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›