Besimi i shqiptarëve në ekonomi, BSH: Pësoi rënie në fund të 2011-ës
Tiranë- Banka e Shqipërisë deklaroi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011 besimi i konsumatorëve dhe biznesit te ekonomia është ulur me 7.9%. Sipas BSH-së një rënie e tillë është ndikuar nga rënia e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.
Mesohet se treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi vlerën më të ulët të tij me 7.2 % gjatë tremujorit të tretë të vitit të shkuar. Në këtë rënie ndikuan indikatorët negativë nga kërkesa, situata e punësimit dhe e prodhimit etj. Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve me 10.4% ishte edhe ulja më e madhe gjatë tremujorit të tretë 2011.
Ndërkohë që në përmirësim rezultoi besimi në sektorin e industrisë dhe besimi konsumator, edhe pse të dy në nivele të ulëta. Sipas BSh-së treguesi i besimit të konsumatorëve u rrit me 3.1% për të dytin tremujor radhazi. Sajë përmisimit të situatës së kursimeve dhe blerjeve në shuma të mëdha.
Shkrime të tjera me interes:
- Martesa të bujshme 2011…! VIP-at që i dhanë fund beqarisë Çdo vit shënohet nga bëmat e të famshmëve! Histori të...
- Bursat në Evropë nuk tregojnë shenja besimi Bursa spanjolle pa vuajtur pas zgjedhjeve parlamentare në vend që...
- Kriza e borxheve shqetëson edhe ekonominë kineze Rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar gjatë tremujorit të tretë...