E Diel, 1 Nëntor 2026

KE 1 muaj kohë Hungarisë për të ndryshuar Kushtetutën

BRUKSEL- Komisioni Europian ka paralajmëruar Hungarinë se do të përballet me masa ligjore nëse nuk ndryshon ligjin e miratuar në fillim të janarit për Bankën Qendrore, mbrojtjen e të dhënave dhe gjyqësorin.

Sipas Kushtetutës së re hungareze të tre këto institucione humbasin një pjesë të pavarësisë, gjë që bie ndesh me parimin e Bashkimit Europian.

Kryeministrit hungarez Viktor Orban i është dhënë një muaj kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mos përballet me masa ligjore.

Qeveria e kryeministrit Orban është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar për miratim të një varg ligjesh dhe ndryshimesh kushtetuese, të cilat, sipas tyre, padrejtësisht përqendrojnë pushtetin në duart e qeverisë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›