E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Bashkëpunim me minibashkitë që drejtohen nga të majtët

Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha premtoi se do të lihen mënjanë konfliktet politike dhe institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë me njësitë bashkiake të cilat drejtohen nga të majtët.
 

Këtë deklaratë kreu i bashkisë e dha gjatë një takimi me banorë të njësisë bashkiake numër 6 ku ai shpalosi projektbuxhetin me investimet për vitin 2012.
 

Basha u shpreh se gjatë vitit që vjen investimet do të shtrihen paralelisht në të gjitha zonat e kryeqytetit. Në projektbuxhetin e vitit 2012 në qendër të programit janë investimet infarastrukturore si dhe ato sociale.
 

Sa i takon investimeve në njësinë numër 6 programi parashikon rikonstruksionin e disa akseve rrugore, ndërtimin e një kopshti për fëmijë si dhe një shkolle 9-vjecare me kapacitet 900 nxënës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›