E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole: Pesë ekipe luftojnë për titull

Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, mendon se gara për titull është shumë e hapur këtë sezon, pasi Blutë mbrëmë barazuan me rezultat 1-1 ndaj Tottenhamit.

“Kjo ligë po bëhet gjithnjë e më e mirë. Mendoj se është një gjë e mirë. Tottenham ka një skuadër të shkëlqyeshme dhe ata besojnë se mund ta fitojnë. Skuadrat nga Manchesteri po ashtu po ia dalin mirë... mund të jetë cilido ekip i top pesëshit”.

“Ka pesë ekipe që kanë ende një shans, por ne duhet të shpresojmë që ekipet si Manchester City dhe Manchester United të humbin pikë”, ka thënë Cole.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›