E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bashkëpunimi me Pekinin, i rëndësishëm

TIRANE- Thellim te bashkepunimit dhe konsolidim te marrëdhënieve mes Tiranes e Pekinit në të gjithë fushat, ekonomike, tregtare, kulturore, artistike, arsimore dhe sportive. Keshtu eshte shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ne nje prononcim te dhene pas spektaklit te mbremshem dhuruar nga artistët kinezë, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Sipas Bashes, transformimi  rrënjësor që Pekini ka pësuar vitet e fundit, me forcën dhe investimet e jashtëzakonshme që shpalosi para botës, me rastin e Lojrave Olimpike, është një qytet me partneritetin e së cilit ne krenohemi.

“Unë jam veçanërisht i lumtur, që gjatë takimeve këtu në Tiranë ne vumë baza shumë të forta, për të konsoliduar marrëdhënien tonë në të gjithë fushat, ekonomike, tregtare, kulturore, artistike, arsimore dhe sportive. Edhe qyteti i Tiranës ka ëndrra dhe projekte të mëdha për të ardhmen. Ne shpresojmë se në parneritet me Bashkinë e Pekinit, qytetin e Pekinit, në partneritetin  mes dy vendeve tona, të cilat ndajnë një miqësi të përhershme dhe të vjetër, këto projekte dhe këto ëndrra do të jenë afër realizimit në një kohë më të shkurtër”- tha Basha.

126 artistë kinezë kanë dhuruar një spektakël të veçantë para artdashësve kryeqytetas, në Natën e Pekinit. Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Pekinit, trupa e akrobacisë së Kinës, Instituti Profesional i Artit Operistik të Pekinit, trupa e kërcimit modern dhe Universiteti i Sporteve të Pekinit, kanë sjellë një pjesë të kulturës kineze në Tiranë. Artistët kinezë kanë interpretuar në Teatrin e Operas dhe Baletit edhe pjesë shqiptare si pjesën: Kënga e shqiponjave, dhe këngën Ti më je si një gonxhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›