E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel: BE, projekt kombëtar. Mirëpresim dialogun

TIRANË- Drejtori për Ballkanin në KE, Pier Mirel ka vlerësuar hapat e bërë së fundi nga Shqipëria në kuadër të reformave për integrimin e vendin në BE dhe ka kërkuar vazhdim të punës dhe dialog gjithëpërfshirës.

Deklarata është bërë sot gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë e BE-së.

Sipas Mirel, integrimi është një projekt madhor kombëtar e për këtë duhet vijuar puna me shumë seriozitet. Pamë hapa pozitivë muajt e fundit. Shpresojmë që këto hapa të jenë të suksesshëm për integrimin. Mirëpresim planin e veprimit dhe dialogun- ka thënë ai.

Ne fjalen e tij ambasasdori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui ka ritheksuar mbeshtetjen e BE ne kete rruge integruese, duke shtuar se gjithsesi puna qe ka mbetur per t’u bere eshte pergjegjesi e Shqiperise.

Nderkohe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka kujtuar punen qe eshte bere ne permbushje te kritereve dhe ka theksuar angazhimin e plote te maxhorances per permbushjen e detyrimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›