Orban: Berisha, luftëtar i demokracisë. E meritoni BE

Berisha dhe Orban
Kryeministri Sali Berisha, ne diten e pare te vizites se tij ne Hungari ka zhvilluar nje takim me homologun Viktor Orban.
Gjate takimit eshte diskutuar per thellimin e marredhenieve dhe shfrytezimin e gjithe mundesive per bashkepunim me interes reciprok.
Orban ka vleresuar rolin e Berishes që nga fillimi i historisë moderne shqiptare. “Historia moderne shqiptare, pa zotin Berisha, as nuk do mund të imagjinohej. Është një nder i madhe që kemi sot këtu një luftëtar të demokracisë”- ka thene ai, cituar nga zyra per shtyp e kryeministrit Berisha.
Sipas Orban, shqiptarët janë një popull mik, pasi mbi të gjitha, janë një popull që, nga vuajtje të mëdha, kanë arritur të jetojnë në demokraci.
“Shumë vetë flasin për demokracinë dhe këta janë persona të tillë që nuk kanë jetuar kurrë në diktaturë, ndaj unë mendoj se është më mirë të dëgjojmë ata persona që kanë jetuar vërtetë në diktaturë dhe në një diktaturë të rëndë madje, sepse një njeri që ka parë të keqen, ai mund të dijë se si është edhe e mira, ndërsa ai njeri që nuk ka parë të keqen, ai nuk mund ta vlerësojë të mirën. Mund të them se Shqipëria ka kaluar një nga diktaturat më të mëdha dhe më të këqijat e të gjithë historisë evropiane, ndaj mendoj se shqiptarët e dinë më mirë se çdo të thotë të jetosh në diktaturë. Në këtë kontekst, është vërtetë një nder i madh që të kemi sot këtu një luftëtar të demokracisë si ty, zoti Kryeministër i Shqipërisë”- ka thene ai.
Gjatë kësaj vizite kryeministri do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Republikës së Hungarisë zotin Pal Schmitt, Kryetarin e Parlamentit zotin Laszlo Kover, si dhe Ministrin e Jashtëm zotin Janosh Martonyi. Një drekë për nder të kryeministrit Berisha do të shtrojë edhe kryetari i Bashkisë së Budapestit zoti Istvan Tarlosh.
Gjithashtu, kryeministri Berisha do të vizitojë edhe Universitetin ELTE të Budapestit ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
Kryeministri do të vizitojë një ekspozitë të çelur në ambientet e Ministrisë së jashtme të Hungarisë me rastin e 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.
Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri do të takohet me përfaqësues të diasporës dhe miq të Shqipërisë në një aktivitet të organizuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë gjatë së cilës do ti dorëzohet titulli Konsull Nderi zotit Avni Hafuzi.
Kryeministri shoqërohet gjatë kësaj vizite nga ministri i arsimit zoti Myqerem Tafaj dhe Zëvendësministri i Bujqësisë zoti Tokli Thomai.