E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Bashkia do kthehet ne nje ure lidhese mes biznesit dhe studenteve

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, gjatë një takimi me gratë në marrëdhënie pune dhe studentë, i ka siguruar për mbështetje apo për mundësi punësimi.

Basha tha se programi i tij ka te pacaktuar qartë mundësitë per rritjen e mirëqenies permes nxitjes se punësimit. Basha parashikon edhe lehtësira të tjera për studentet, sic është karta studentore, e cila do t’u vihet në dispozicion duke nisur nga muaji shtator.

Rritja e mirëqenies përmes punësimit, pagave dhe shërbimeve më të mira dhe normalizimi i çmimeve, janë prioritetet në projektin që Lulzim Basha ofron për Tiranën. Në një takim me punonjëse në një fabrike fasone, Basha garantoi politika mbështetëse për gratë.

Kështu, për t’u ardhur në ndihmë grave në marrdhenie pune, Basha premtoi hapjen e shkollave dhe kopshteve gjatë verës.

Në projektin e tij për nxitjen e punësimit, kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, parashikon kthimin e bashkisë në një urë lidhëse mes biznesit dhe studentëve.

Në një takim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, Basha premtoi se nën drejtimin e tij bashkia do të ndihmojë në krijimin e mundësive për praktiken e studentëve, pasi në këtë menyre shtohen edhe mundësitë për punësimin e tyre.

Përvec punësimit, Basha parashikon edhe lehtësira të tjera për studentet, sic është karta studentore, e cila do t’u vihet në dispozicion duke nisur nga muaji shtator.

Po kështu, Basha bëri të ditur se në bashëkpunim me univesitetet, do të ngrejë biblioteken studentore ku do të kenë akses edhe qytetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›