E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Elbasan-Tirane organizohet Forum i Hapur per impaktet

Fondacioni për Liri Ekonomike organizoi në Elbasan Forumin e Hapur “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rajonal dhe Impakti i Autostradës në Zhvillimin Ekonomiko-Social të Elbasanit”.

Kandidati i “Aleancës Për Qytetarin”, Durim Hushi, u shpreh se ky impakt do të jetë i sigurtë falë investimeve të qeverisë dhe se bashkia e re duhet ti përgjigjet këtyre ritmeve.

“Unë e kërkova këtë Furum pasi jam i sigurtë në rolin vendimtar që ka ky projekt në jetën e drejtpërdrejtë të qytetarëve elbasanas”.

Specialisti i politikave ekonomike dhe sociale, Artan Hoxha, u shpreh se të gjitha rrugët në Shqipëri sjellin ritëm zhvillimi.

“Rruga do të lidhë dy pole mjaft të rëndësishëm.

Një është ai i Tiranës i cili tashmë njihet si një nga polet më të mëdha ekonomike të vendit dhe poli tjetër, që unë e quaj Poli Gjigand, është ai o Elbasanit.

Unë mendoj se projektet në rrugët nacionale do të vazhdojnë për të krijuar atë që konsiderohet si netuork i rrjetit rrugor. Tiranë-Elbasan jo vetëm shkurton kohën, por është një rrugë e standarteve evropiane”, tha ai.

Kurse profesor Maringlen Gjonaj u shpreh se aktualisht Tirana ka dy porta të mëdha atë të veriut dhe të perëndimit. Tashmë i shtohet Porta e Jugut.

Kjo portë do t’u ofrojë kryeqytetasve një frymëmarrje të re, një aventurë të re.

Porta e Jugut do të jetë atraktive për ata pasi u jep mundësi të shijojnë natyrën e bukur, të shfrytëzojnë gjuetinë etj.

Veç kësaj, duke qenë se shumë pranë ndodhet Shkumbini, ky lumë do t'i shërbejë jo vetëm Elbasanit, por edhe Tiranës. Shumë stabilimente do të kërkojnë të shfrytëzojnë ujin e këtij lumi.

Ndërkohë që Devolli me 1 miliard euro investime në energjitikë jep shanse të mëdha zhvillimi e punësimi.

E në një të ardhme të afërt, në fushën e Cërrikut do të ngrihet aeroporti.

Artan Gjergji tha se aksi, jo vetëm që sjell impakt për Elbasanin dhe Shqipërinë Juglindore, por krijon mundësi lëvizje e transporti me shtetet tjera si Maqedonia, Greqia etj.

“Rrugët si ajo e Kombit, thithin gjithnjë e më shumë lëvizje e mallra nga vende të tilla si Serbia e vendet e Ballkanit. Qeveria ka hartuar planin për 6 parqe të mëdha industriale dhe ai i Elbasanit ka shumë prespektivë pasi rruga i ofron shanse më të mëdha krahasuar me të tjerët”, tha ai.

Ndërkohë bashkia, tha ai, mund të menaxhojë sipërmarrje të tilla duke sjellë këtu shembullin e vendeve të ndryshme.

Specialisti Gjin Biberi nënvizoi faktin se rruga doi të sjellë impakt të madh në pasuritë e paluajtëshme. Këto pasuri, tha ai, do të marrin vlerë të jashtëzakonshme pasi janë baza e çdo aktiviteti ekonomik. Përfitim të drejtpërdrejtë do të kenë qytetarët pasi tregu është unik si për Elbasanin dhe Tiranën.

Tregu i pasurive të paluajtshme do të thotë edhe interes për investime nga investitorët e huaj.

Në fund, profesor Ali Turhani theksoi se rruga Elbasan-Tiranë është një megaprojekt që mundëson lidhjen me korridorin e 8-të.
Të gjitha fushat e aktivitetit ekonomik do të kënë përfitime, por mes tyre ai ka veçuar turizmin.

Veç kësaj, ideja e kryetarit të ardhshëm të bashkisë Durim Hushi për ngritjen e një parku arkeologjik është një mundësi e madhe e zhvillimit të turizmit në Elbasan e më gjerë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›