Basha Bashkia do te ndertoje biblioteke bashkiake universitare

I pranishem ne perurimin e nje biblioteke me fond prej 50 mije librash ne Universitetin Amerikan te Tiranes kryebashkiaku Lulzim Basha permendi dhe ndertimin e nje biblioteke bashkiake universitare ne Tirane. Gjate fushates per ngritjen e nje biblioteke bashkiake Basha tha se Bashkia do te marre pergjegjesi te plota per nje akses sa me te madh dhe me te pasur ndaj librit ne qytetin e Tiranes por Bashkia nuk mund te anashkaloje as te mbylle syte apo te tregohet indiferente ndaj energjise se jashtezakonshme qe perfaqeson bota universitare ne Tirane. Ne mbeshtetje te ketij qellimi Universiteti Amerikan i Tiranes i ka dhuruar para pak javesh Bashkise se Tiranes nje sasi prej 3 mije librash pjese e fondit te bibliotekes se saj. Drejtues te ketij universiteti bene te ditur se brenda janarit biblioteka e tyre do te shtohet edhe me 25 mije libra. I gjithe ky fond eshte dhurate e organizates amerikane International Book Project me mbeshtetjen e USAID. Kjo pasuri librash do te jete e arritshme per te gjitha institucionet universitare te Tiranes e me gjere.