E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Mbrojta e të drejtave të njeriut të jetë prioritet

Respektimi it ë drejtave të njeriut është një rrugë ende e gjatë për Shqipërinë. Shefi i zyrës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar se vendi ynë ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të Wollfarth shtroi nevojën e një vullneti më të mirë për mbrojtjen e vërtetë të drejtave të njeriut.
 

“Sot kur flasim për të drejtat e njeriut ne flasim për respektimin e individit dhe nëse dështon individi dhe familja atëherë duhet të ndërhyjë shteti dhe nëse shteti dështon atëherë duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët.Ta gëzoni jetën dhe t`i ndihmoni të tjerët të gëzojnë jetën e tyre”- tha ai .

I pranishëm në këtë aktivitet zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e të drejtave të njeriut. Sipas Haxhinastos toleranca fetare është një ndër vlerat e vendit tonë.
 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në kuadër të ditës ndërkombëtare të “Të drejtave të njeriut” organizoi një pritje madheshtore.Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitetet më të njohura të vendit,nga bota e politikës medias dhe kulturës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›