Basha Besimtareve myslimane do tiu japim xhamine e munguar

Brenda muajit do te miratohet komisioni mbi xhamine e Tiranes
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha uroi sot besimtaret myslimane per Festen e Kurban Bajramit. Ne takimin e zhvilluar diten e djeshme me kreun e komunitetit mysliman Selim Muca ai ka shprehur urimin per te gjithe shqiptaret myslimane dhe per te gjithe qytetaret e Tiranes. Krahas urimit per besimtaret Basha shprehu vendosmerine e tij per te nisur sa me pare punen per ndertimin e xhamise se re.Ne kete kuader zoti Basha tha se ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak do te ngrihet komisioni i cili do te merret me te gjitha modalitet qe i hapin rruge ndertimit texhamise se qytetitxhami e munguar prej vitesh. Ky ka qene nje nga premtimet e shumta te kryetarit te Bashkise Lulzim Basha gjate fushates se tij elektorale. Sic duket shume shpejt dhe ky premtim do te realizohet pasi pritet qe brenda muajit te ngrihet komisioni per miratimin mbi xhamine e re te Tiranes. Ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak do te diskutohet per kete komision ku do te marrin pjese dhe vete perfaqesuesit e komunitetit mysliman.
Takimi
Kryetari Basha nga ana e tij i ka shprehur urimet me te perzemerta kreut te komunitetit myslimanSelim Muces duke e vleresuar te gjithe komunitetin mysliman si pjese te zhvillimit per qytetin e Tiranes. Po keshtu Basha i ka percjelle mesazhin Selim Muces per ndertimin e xhamise se re qe shume shpejt do te behet realitet fale mbeshtetjes qe do ti jape Bashkia e Tiranes. Selim Muca kreu i komunitetit mysliman e ka falenderuar Bashen per urimin e tij dhe per mesazhin qe ai iu dha myslimaneve te qytetit te Tiranes per ndertimin e xhamise se re qe eshte nje nga kerkesat kryesore e te gjithe myslimaneve. Pas perfundimit te takimit me kreun e komunitetit mysliman kryetari i Bashkise ka bere nje deklarate per mediet ku dhe ka bere publik vendimin qe do te merret per nismen e ndertimit te xhamise se re. Besimtareve myslimane dua tu uroj gezuar edhe per shume vjet. Ne vecanti besimtareve te Tiranes dua tu jap lajmin se ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak ne do te miratojme komisionin per xhamine e qytetit ku do te perfshijme perfaqesues te komunitetit mysliman besimtare te Tiranes perfaqesues te te gjitha institucioneve nje grup gjitheperfshires. Te gjithe se bashku do te nisim punen e madhe dhe te mire per ti dhene komunitetit te besimtareve te Tiranes xhamine e munguar prej kohesh. Edhe njehere gezuar per shume vjet - tha kryebashkiaku Basha per mediet pas vizites ne Komunitetin Mysliman Shqiptar per te uruar Festen e Kurban Bajramit.
Projekti i xhamise
Ndertimi i nje xhamie te re per Tiranen ka qene nje deshire e vjeter e te gjithe komunitetit mysliman por edhe pse kerkesat e tyre kane qene te shpeshta xhamia perseri kishe ngelur thjesht nje projekt ne leter. Ne fushaten e tij kryetari aktual i Bashkise Lulzim Basha ka permendur shume here se sapo te vinte ne krye te bashkise do te fillonte projektin per ndertimin e xhamise se re te qytetit. Ky projekt tashme do te mund te behet i realizueshem shume shpejt pasi Basha po mban premtimin e tij por dhe komuniteti mysliman do te mund te kete xhamine e tij.
Kurban Bajrami besimtaret myslimane ne sheshin e TiranesBesimtaret myslimane u falen ne sheshin e Tiranes mengjesin e djeshem me rastin e festes se Kurban Bajramit. Qe ne oret e para te mengjesit besimtaret jane mbledhur ne bulevardin Deshmoret e Kombit ku kane bere faljen tradicionale te mengjesit. Te pranishem ne kete lutje kane qene besimtare myslimane se bashku me kryetarin e komunitetit mysliman Selim Mucen qe eshte falur me qytetaret dhe ka uruar per nje feste te mbare.
Ne xhamine e vendit ose ne objektet te kultit keta besimtare i falen Allahut. Kurban Bajrami eshte festa e dyte e madhe pas Fiter Bajramit per besimtaret myslimane dhe njihet si festa e sakrificese durimit dhe e varferise.
Per besimtaret festa e Kurban Bajramit eshte frymezim i dashurise i triumfit te se mires ndaj se keqes vetepastrim i shpirtit dhe mbetet nje simbol i sakrifices. Si e tille besimtaret bejne sakrifice ne emer te profetit Ibrahim. Kjo sakrifice eshte therje e nje kafshe dele qengj ose cjap si kurban. Sipas rregullave kjo kafshe duhet te jete se paku nje vit i vjeter. Pas sakrifices se kafshes sipas Kuranit mishi duhet te ndahet ne tri pjese Nje pjese per te varfrit nje pjese per te afermit dhe fqinjet dhe pjesa e fundit per familjen tende. Kjo feste eshte perkujtim dhe riperteritje e aktit te profetit Ibrahim i cili u tregua i gatshem te sakrifikonte djalin e tij Ismail nga nje urdher i Zotit percjelle ne enderr. Por kur profeti Ibrahim do te sakrifikonte djalin e tij Ismail nga Zoti i vjen urdhri per ta ndalur doren duke i dhuruar nje dash qe me pas u be kurban per hir te Zotit.