E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Buxheti i këtij vit, volum punësh sa në 11 vitet

Bëhet fjalë për rrugën “Endri Keko” që lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën “Sadik Petrela”, me gjatësi 420 ml, e cila do të ndërtohet me parametra modernë.

“Në ndërtimin e kësaj rruge janë marrë parasysh parametrat më modernë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza e të ujrave të shiut, Gjatësia kryesore e rrugës do të ketë një gjerësi prej 13 metrash dhe në një pjesë do të ngushtohet, për të akomoduar situatën e pronarëve, në 9 metra por gjithsesi do të mbetet një rrugë e parametrave modernë evropianë dhe kjo do të reflektohet edhe në praninë kudo, të rampave për personat me aftësi të kufizuar, në instalimin e të gjithë rrjetit nëntokësor të kabllove, spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit dhe mbjelljen e 230 fidanëve të rinj pemësh, përgjatë rrugës”, u shpreh Kryebashkiaku Lulzim Basha.

Në të dy anët e rrugës është parashikuar ndërtimi i trotuareve për kalimin e këmbësorëve. Ky investim, i përfshirë në buxhetin e vitit 2012, pas konsultimeve me qytetarët, do të përfundojë brenda 10 muajsh. Rikonstruksioni i kësaj rruge u shërben rreth 3000 qytetarëve të zonës.
 
“Bashkia ndodhet në fazën e zbatimit të projekteve të hartuara me profesionalizëm dhe të prokuruara në transparencë të plotë, në muajt e kaluar dhe brenda marsit të vitit të ardhshëm, shumica e këtyre punimeve do të kenë përfunduar dhe me përfundimin e tyre, brenda një viti e gjysmë, do të kemi realizuar të njëjtin volum punësh publike, që qyteti dhe Bashkia kanë njohur për 11 vitet e kaluara” – theksoi z. Basha.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se ka përfunduar dhe projekti teknik për rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe pritet financimi i tij nga qeveria shqiptare. “Një lajm tjetër i mirë për këtë zonë të qytetit, është se ne kemi përfunduar projektin teknik për rehabilimin e plotë të shtratit të Lanës, nga pjesa ku mbaron këtu dhe deri në Shkozë, projekt për të cilin, në ditët e ardhshme, do të negociohet financimi me qeverinë shqiptare dhe kam shumë shpresë e besim, se mund të inagurojmë fillimin e punimeve brenda një kohe të shkurtër”, theksoi Kryetari i Bashkisë. /Start/

                                                                                             2012-09-12 16:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›