Shoqata e të Verbërve: Asnjë azil në Belgjikë nga ne

Sipas një deklarate, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë se çdo largim për këtë qëllim nuk ka lidhje me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.
“Ne kuptojmë motivet e largimit të cilat janë pasojë e gjendjes së pashpresë të krijuar gjatë viteve të fundit si rezultat i përkeqësimit të legjislacionit dhe të drejtave të tyre me eliminimin e shumicës së programeve mbështetëse. Pavarësisht nga kjo, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë shpreh vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me qeverinë edhe me çdo institucion tjetër publik në mënyrë që të rikthehen të drejtat e humbura”, thekson reagimi.
Më tej thuhet se Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë do të vazhdoj të përdorë që të gjithë mjetet demokratike të ligjshme pa u epur deri sa të rikuperojë plotësisht dëmet e shkaktuara nga politikat e papërgjegjshme të Ministrisë së Punës. “Z. Ksera duhet të pyes veten se përse në radhët e të ikurve ndodhet mbështetësi i tij kryesor në tryezën e 23 Prill që u abandonua nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar”, mbyllet i reagimi i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. /Start/
2012-09-12 16:27