Tavo: Infermierët kanë mungesë të njohurive bazë

"Edukimi i vazhdueshëm i infermierëve dhe mamive merr një rëndësi edhe më të veçantë në situatën aktuale, kur një pjesë e infermierëve që punojnë në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore kanë mangësi të theksuara në formimin bazë, për shkak të ngritjes relativisht të vonshme në Shqipëri të shkollave të larta infermeriore", tha Tavo, në konferencën "Edukimi ne vazhdim dhe programi i ricertifikimit infermieror”.
Ndërkohë, MSH vendosi të pilotojë programin 3 vjeçar të ricertifikimit, duke nisur nga ky vit, për infermierët në dy spitale, atë të Durrësit dhe një spitali privat, si dhe në 4 qendra shëndetësore në rrethin e Tiranës.
“Pilotimi i programit të riçertifikimit për infermierët synon krijimin e eksperiencës së nevojshme për shtrirjen e këtij programi në shkallë sa më të gjerë në të ardhmen. Në këtë mënyrë i gjithë personeli shëndetësor do të angazhohet në përpjekjet për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor”, tha Tavo. Ngritja dhe zbatimi i sistemit të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë përbën një nga zhvillimet më pozitive të reformës së kujdesit shëndetësor të ndërmarrë vitet e fundit./Start/
2012-09-12 16:24