E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, gjendet e masakruar një grua

Trupi i pajetë i gruas u gjet i braktisur në një zonë jo të populluar. Pas hetimeve, u zbulua se viktima ishte shtetasja Fatjona Kaca, 24-vjeçe, nga fshati Ostren i Librazhdit dhe nëna e dy fëmijëve.

Gruaja rezulton të jetë e divorcuar, ndërsa kohët e fundit jetonte në Përrenjas. Ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se shkak i vdekjes së gruas ka qenë goditja me gurë në kokë.

Trupi i pajetë u gjet nga një bari rreth 100 metra larg pikës së doganës së Qafë Thanës nën këmbët e një ure. Sipas ekspertëve, gruaja është tërhequr zvarrë për më shumë se 15 metra. Policia e Qarkut të Korçës bëri me dije se është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, për të cilin, siç thuhet po vazhdon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-09-13 09:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›