Basha-Çeku, sfida e Kosovës, njohja e pavarësisë

Procesi i njohjes së pavarësise dhe forcimi i demokracisë mbeten sfidat me të rëndësishme për Kosovën. Ky është misioni i Prishtinës zyrtare për të cilin ka diskutuar ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha gjatë nje takimi me Agim Çekun, kryetarin e Partisë Socialdemokrate dhe ish-Kryeministrin e Kosovës. Sipas dy figurave të rëndësishme të politikës Basha e Çeku, Kosova gjendet tashmë në një fazë historike dhe para sfidave të rëndësishme, për përmbylljen me sukses të periudhës së tranzicionit dhe ecjen e sigurt përpara në konsolidimin e shtetit demokratik. Zoti Çeku, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme të Shqipërisë, në të gjithë procesin e pavarësimit të Kosovës, në forcimin e shtetit ligjor dhe theksoi se ai është i mirëpritur dhe në zhvillimet e ardhshme.