E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pranon propozimin e Ramës për kartat e identitetit

Shtetasit që kanë pasaportë nuk janë të detyruar të marrin kartën e idenitetit. Këtë vendim e bëri të ditur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë. Sipas Berishës është rënë dakort që personat e pajisur me pasaportë të mos shtrëngohen për t'u pajisur me kartë ideniteti. Ndërkaq, në mbledhjen e radhës të qeverisë, u miratua gjithashtu vendimi për ndërtimin e kaskadës së Devollit. Kryeministri e cilësoi si projektin më të madh në Europë i cili parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve dhe 60 km tunel. Qeveria vendosi gjithashtu edhe ndalimin e të gjithë prokurorimeve të drejpërdrejta duke lejuar vetëm bërjen e tyre në mënyrë elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›