LSI: Bumçi po i bën presion Gjykatës Kushtetuese

Aldo Bumçi po flet me një gjuhë prej jo profesionisti dhe qëllimi i vetëm i tij është ti bëjë presion Gjykatës Kushtetuese. Kështu i lexon përfaqsuesi i LSI-së në komisionin parlamentar të ligjeve Spartak Braho qëndrimet më të fundit të mazhorancës përkundrejt anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Sipas Brahos, kjo gjykata po paragjykohet dhe nuk duhet të bjerë pre e këtyre sulmeve por të shqyrtojë ligjin e dosjeve.Sipas Brahos objekti i ankimimit në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet prej LSI-së si subjekt politik dhe ka në thelb shpalljen e ligjit si antikushtetues.LSI-ja ka kundërshtuar ligjin e dosjeve si ligj i cili është krijuar për sulme të qarta politike.