E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor betohen para Presidentit Topi.

>Dje  në ambientet e Pallatit të Brigadave u zhvillua ceremonia e betimit të tetë gjyqtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë: z. Astrit Kalaja, znj. Dhurata Haveri, znj. Entela Prifti, znj. Marie Qirjazi, znj. Meriban Mullaj, z. Petraq Koço, znj. Sashenka Jonuzi dhe z. Tom Ndreca para Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, gjyqtarët u betuan përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi se: Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia! Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti! Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin Kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

 U miratuan dhe disa projektligje të tjera.
Gjatë seancës së zhvilluar dje në komisionin e ligjeve u miratuan dhe disa projektligje të tjera si, propozimi i projektligjit, Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDP), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare, në Orikum. Propozimi i projektligjit Për ratifikimin e protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve anëtare, dhe nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Evropian. Miratimi i Projekt-Strukturën dhe Organikën e punonjësve të komisionit të Shërbimit Civil, e cila gjen mbështetjen në buxhetin e miratuar për vitin 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›