Basha: Dëgjimi i qytetarëve dhe Tirana qytet i zhvilluar, prioritete të administratës
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar nga Amerika se do ta nxjerrë Bashkinë e Tiranës nga një konflik politik për t`ia kthyer atë qytetarëve.
Ai është pritur nga Robert Benjamin dhe Thomas E. Garrett, drejtues të Institutit Ndërkombëtar Republikan nga ku është dikutuar për rrugët e pritjes së shqetësimeve nga qytetarët.
Kryetari i Bashkisë tha se asnjë projekt i rëndësishëm për qytetin, nuk do të kalojë pa dëgjuar zërin e qytetarëve të Tiranës. Drejtuesit e këtij misioni u interesuan kryesisht për politikat fiskale që do të ndjekë Bashkia e Tiranës, reduktimin e burokracive dhe lehtësirat që do u krijohen.