Çertifikimi i gjuhës angleze, rikthehen protestat e studentëve

Studentet e Universiteteve publike në Tiranë u rikthehen protestave para Ministrisë së Arsimit. Shkak i këtyre protestave të vazhdushme është vendimi që detyron me ligj çertifikimin e gjuhës angleze, si kusht per dipllomimin në Universitetet publike shqipëtare.
Ky përshkallëzim i protestave sipas studentëve ka ardhur edhe nga përgjigjja që eskpertët e Ministrisë së Arsimit i kishin dhënë të hënën, të cilët kishin hequr çdo përgjegjësi nga vetja, duke i kaluar fajin rektoratit. Ata shtojnë që është një absurditet, sepse janë ata aktorët kryesorë që merren me nismat ligjore për politikat arsimore. Studentët do vazhdojnë të protestojnë nëqoftëse do vazhdojë kjo situatë, sipas tyre moskokëçarëse e MASH-it.