Konferenca mbi harmoninë fetare: Të trashëgohet brez pas brezi
Tiranë- Presidenti Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar sot bashkëjetesën fetare në vendin tonë, ndërsa tha se kjo është një sfidë që po kërcënon shumë vende të botës.
Kreu i shtetit ka marrë sot pjesë në Konferencën Shkencore “Harmonia Ndërfetare, Vlerë e Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare”, ndërsa shtoi se kjo vlerë duhet të jetë gjithmonë në shoqërinë shqiptare.
“Problemi i bashkëjetesës së dallimeve fetare është një sfidë më shumë se kurrë e pranishme në botën tonë bashkëkohore. Në kohët e sotme çështja e bashkëjetesës së kulturave dhe feve është ndoshta një nga sfidat më të rëndësishme që po kapërcen bota, në sajë edhe të procesit të globalizimit”,- tha Nishani.
Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i Komunitetit Myslima, Selim Muça, i cili bëri thirrje që ndjenja e bashkëjetesës fetare të përcillet brez pas brezi.
“Harmonia ndërfetare nuk është diçka e formuar në kohërat moderne, por një traditë që vjen nga thellësia e shekujve, e cila duhet ruajtur dhe trashëguar”,- tha Muça.
“Nuk ka pasur kurrë liderë politikanë në Shqipëri, të cilët për shkak të pozicioneve të tyre kanë dashur ta përdorin fenë për sulme politike dhe Qeveritë shqiptare, pas rënies së komunizmit kanë qenë mjaft të mencura në këmbënguljen se Shqipëria është një shtet laik dhe e respekton të gjitha fetë me dinjitet të barabartë”,- tha sekretari i Konferencës Ipeshkvnore, Gjergj Frendo.
Nuk mugoi as Mitropoliti i Korçës Joani, i cili ka thënë që ferja nuk mund të lejojë të përdoret nga politika për ngjalljen e konflikteve. Ai bëri thrrje për të mbyllur të gjitha shtigjet nga mund të kalojnë propaganda dhe rryma që nxisin urrejtjen dhe ndasitë.