Basha Do te godasim biznesin e krimit te organizuar

Ministri i Brendshem ka pergezuar Policine e Shtetit duke i dhene mbeshtetjen e plote te qeverise ne luften kunder krimit
Pasi ka vleresuar raportin e eksperteve te BE-se qe e renditi Shqiperine si vendin me te mire ne Ballkan ne luften kunder droges ministri i Brendshem Lulzim Basha ka pergezuar dje Policine e Shtetit ne nje takim te organizuar enkas me drejtuesit e larte te saj.
Vetem dje BE ne mbledhjen e eksperteve konstatoi pa asnje ekuivok se ne te gjitha vendet e Ballkanit Shqiperia apo ta themi me qarte policia shqiptare ne vitin 2010 ka qene me e mira ne luften kunder droges. Kjo nuk eshte rastesi ky vleresim nuk eshte rastesi aq me pak nje inkurajim bosh. Eumlshte nje konstatim i cili mbeshtetet plotesisht ne rezultatet e arritura nga policia shqiptare brenda territorit dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise ne bashkepunim me policite evropiane dhe amerikane - ka thene gjate fjale se tij ministri i Brendshem.
Ndersa ka shtuar ne kete kuader Tani qe keni marre pergezimet e BE si organizata me e mire ne Ballkan per luften kunder droges per vitin qe shkoi eshte e tepert te perserit pergezimet dhe krenarine qe une ndjej qe qeveria shqiptare taksapaguesit shqiptare duhet te ndjejne dhe ndiejne per punen tuaj. Por shkurti ka hyre dhe marsi po afron. Sot eshte nje dite per tu marre ere luleve te suksesit te vitit te kaluar por po sot eshte koha te pergatisim me vendosmeri te plote planin e veprimit per vitin 2011.
Sipas kreut te dikasterit te Brendshem Nese ne vitin 2010 u rreshtuam te paret ne Ballkan per luften kunder droges 2011-a sjell dy sfida te veshtira dhe dy objektiva te padiskutueshem politike. Objektivi i pare dhe i vetekuptueshem eshte te mos dorezojme stafeten tek asnje polici tjeter e Ballkanit. Objektivi i dyte eshte te krahasohemi me rezultatet tona me sfidat objektivat dhe sukseset e policive me te avancuara te BE dhe domosdoshmerisht pra te policive jashte rajonit te Ballkanit.
Duke iu referuar raportit te eksperteve te Be te publikuar dy dite me pare ministri Basha ka thene 2010-a shenon nje tkurrje me 40 te siperfaqes se kultivuar qe do te thote nese kemi parasysh tkurrjen graduale te kater viteve te fundit sot jemi ne 70-80 me te tkurrur se 2005 per sa i perket situates se kultivimit. Raporti qartesisht evidenton punen tuaj ne luften kunder narkotikes edhe ne fusha te tilla te rendesishme per kete lufte dhe te veshtira per objektivat e kesaj lufte ne rrafshin evropian sic eshte transiti i heroines kokaines metadonit dhe narkotikeve te tjere - eshte shprehur ministri Basha. Gjithashtu numri nje i Ministrise se Brendshme ka theksuar dhe objektivin strategjik te Shqiperise per kete vit ku sipas tij Per te rritur progresivisht koston e biznesit te krimit te organizuar ne Shqiperi dhe per te ulur progresivisht fitimet e krimit te organizuar ne Shqiperi reflektohen me se miri ne kete sektor te luftes kunder krimit qe eshte lufta kunder transitit te narkotikeve.
Raporti evidenton qarte se futja ne perdorim te plote e sistemit MEMEX perdorimi aktiv i inteligjences kriminale nderthurja e ketij sistemi me sistemet e policise kufitare dhe bashkeveprimi jo vetem brenda Policise se Shtetit por dhe midis Policise se Shtetit dhe faktoreve te tjere institucionale te zbatimit te ligji ne Shqiperi kane cuar ne nje reduktim te vazhdueshem te sasise qe trafikantet rajonale shqiptare dhe nderkombetar kane cuar ndermend te trafikojne nepermjet territorit tone - ka thene ministri Basha. Sipas tij Raporti ka nenvizuar ate qe na kane thene dhe partneret euroatlantike qe shembulli i Shqiperise mund dhe duhet te sherbeje si nje shembull rajonal dhe se Durresi pra QNOD duhet te jete berthama e nje qendre rajonale te kthimit te Adriatikut lindor ne nje barriere te padepertueshme per narkotrafikun qe origjinon nga Afganistani dhe vendet e tjera te asaj zone.
Ndersa ka shtuar Moratoriumi i skafeve eshte zbatuar ne teresi vitin qe shkoi si asnjehere tjeter dhe kesaj i ka ardhur ne ndihme konsolidimi i plote i sistemit te vezhgimit te kufirit blu ne vecanti venia ne funksion te plote e Qendres Nderinstitucionale Operacionale Detare e cila jo vetem ka interceptuar ne teresi te gjithe objektivat e punes se saj por ka ndihmuar madje dhe ne interceptimin per sa u perket vendeve fqinje.
Ministri Basha Pastrim parave dhe aseteve te krimit
Nese ne vitin 2010 u rreshtuam te paret ne Ballkan per luften kunder droges 2011-a sjell dy sfida te veshtira dhe dy objektiva te padiskutueshem politike - u eshte drejtuar krereve te Policise se Shtetit nje dite me pare ministri i Brendshem Lulzim Basha. Sipas tij
Objektivi i pare dhe i vetekuptueshem eshte te mos dorezojme stafeten tek asnje polici tjeter e Ballkanit. Objektivi i dyte eshte te krahasohemi me rezultatet tona me sfidat objektivat dhe sukseset e policive me te avancuara te BE dhe domosdoshmerisht pra te policive jashte rajonit te Ballkanit. Me tej Basha ka theksuar Une e di se kapacitetet ekzistojne une e di se vullneti juaj eshte i plote rendesi ka qe suksesi i arritur jo vetem mos te kthehet ne eufori por te kthehet ne nje pervoje te cmuar per te arritur keto objektiva te rendesishem. Me integrimin e kufijve menaxhimin e kufijve Shqiperia u be anetare e Bashkimit Evropian para se te behet anetare e BE-se. Le ta replikojme kete praktike ne luften kunder droges dhe ta shtrijme ate ne cdo aspekt tjeter te luftes kunder krimit te organizuar me theks te vecante pastrimit te parave dhe konfiskimit te aseteve kriminale. Plani i masave per luften kunder narkotikeve duhet brenda nje kohe shume te shkurter te kaloje te gjithe zinxhirin aprovues dhe te vihet ne zbatim te plote ne cdo meter katror te territorit. Nderkohe Basha ka garantuar kreret e Policise se Shtetit Kete vit mjetet ne dispozicionin tuaj do te jene edhe me te shumta dhe po keshtu program i vitit 2011 duhet te perparesohet ne cdo front tjeter te luftes kunder krimit te organizuar. Jam i sigurt qe kjo eshte ajo presin taksapaguesit shqiptare evropiane dhe amerikane dhe jam i bindur se ju qe arritet te permbysni historine e Shqiperise sa i perket arkives se saj te narkotikes do te arrini ta mbani kete rezultat dhe ta thelloni ate me tej ne cdo fushe te punes aktivitetit dhe veprimtarise tuaj.