Meta PS skenar destruktiv per shtyrjen e zgjedhjeve
Kreu i LSI-se Ilir Meta akuzoi dje Edi Ramen se po perdor fondet publike per demonstrata. Meta konstatoi se taksat po shkojne per mitingje per te mbushur autobuse dhe paguar njerez duke politizuar ceshtjet qe zgjidhen permes ligjit dhe dialogut permes institucioneve. Ne jemi te gatshem te perballojme cdo lloj skenari destruktiv qe kerkon te zgjase mandate pushtetaresh vendore ne menyre te paligjshme dhe antikushtetuese. Nuk kane bilancin dhe kurajen te ballafaqohen me votuesit per te cilet premtua se do tu zgjidhin shume probleme - theksoi Meta. Ai kembenguli se ne Tirane do te kete nje dyfishim rezultati ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Sfida kryesore e politikes shqiptare mbeten zgjedhjet e 8 majit ne menyre qe ato te realizohen sipas standardeve evropiane. Ne kete kuader Levizja Socialiste per Integrim vijon procesin e riorganizimit dhe brenda 3 javeve do te kete gati kandidatet e saj per cdo njesi vendore. Sipas Ilir Metes nuk ka asnje mundesi per shtyrje te zgjedhjeve duke e cilesuar kete si nje skenar destruktiv qe kerkon te realizoje Partia Socialiste kryetari i se ciles prej me se dhjete vitesh drejton bashkine e kryeqytetit. Gjithashtu kreu i LSI-se deklaroi se nuk mund te marre jete ne Shqiperi asnje perpjekje per te minuar procesin e integrimit. Z. Meta kerkoi nga anetaresia dhe strukturat e LSI te ndeze motoret per te realizuar me 8 maj dyfishim rezultati krahasuar me zgjedhjet e kater viteve me pare per pushtet vendor. Ndryshe nga 2009-a sipas Metes kur LSI u diskriminua per shkak te kodit zgjedhor. Tashme ajo do te kete dhe komisioneret e vet per te mbrojtur votat qe shkojne ne favor te kandidateve te saj.