Topi refuzon serish komisionin hetimor Nuk e kam detyrim
Presidenca reagon serish pas fteses se dyte te komisionit hetimor per te vene ne dispozicion te tij informacione qe disponon kreu i shtetit si nje titullar i institucionit perkates dhe jo si i thirrur per te deshmuar. Ne asnje rast Presidenti i Republikes nuk ka detyrimin per te dhene informacione - deklaroi dje keshilltari juridik i Presidentit te Republikes Spiro Peci. Ai sqaroi se marredheniet e Presidentit te Republikes me Kuvendin jane percaktuar ne menyre te drejtperdrejte nga Kushtetuta madje duke e vendosur ate si institucion ne nje pozite te vecante. Ky Komision me sa u deklarua edhe nga permbajtja e shkreses qe sapo ka mberritur prane Presidentit te Republikes pretendon qe prej tij te mbledhe te dhena dhe informacione zyrtare dhe jozyrtare si dhe dokumente bazuar ne ligjin Per komisionet hetimore. Ne qofte se ky argumentim nuk permban keqdashje politike ne rastin me te mire eshte nje miopi juridike - tha ai. Sipas keshilltarit juridik te Topit neni perkates ben fjale per te drejten e komisionit qe te therrase titullare institucionesh per pyetje dhe te kerkoje dokumente ose informacione zyrtare prej tyre. Vetem ata qe nuk kane koncepte mbi institucionin dhe titullaret e institucioneve si dhe nuk lexojne apo nuk duan te lexojne Kushtetuten e vendit e njehsojne Presidentin e Republikes me nje titullar institucioni - sqaroi Peci qendrimin e tij juridik lidhur me kete ceshtje. Duke shtuar se askush nuk mund te vere ne dyshim apo te komentoje faktin qe Presidenti eshte institucion dhe jo titullar institucioni. Eumlshte pikerisht kjo arsyeja midis te tjerave qe Kushtetuta e Republikes e ka vendosur Presidentin si institucion duke i caktuar direkt kompetencat te drejtat dhe detyrimet - tha Peci.