Basha Do te heq taksen e gjelberimit dhe te tabeles
Me taksa te uleta dhe sherbime te larta. Kjo oferte maksimaliste eshte bere devize e fushates se kandidatit demokrat per Tiranen Lulzim Basha i cili ka vijuar dje takimet me banore te saj me te cilet ka biseduar per ceshtje te jetes se perditshme. Ai ka qene ne njesine bashkiake nr. 7 ne mjediset e tregut cam ku edhe ka bere premtime te shumta ne rast fitoreje. Do te heq nje pjese te mire te taksave taksen e gjelberimit taksen e tabeles do te ul 3 here taksen e pastrimit dhe per cdo takse qe do te merret do te behet sherbimi eshte shprehur Basha. Ai i ka bere keto deklarata pasi ka degjuar ankesat e disa tregtareve qe kane nxjerre ne pah shqetesimet e veta lidhur me politiken e taksave te ndjekur deri me tani nga Bashkia e Tiranes. Taksa e tabeles eshte e jashtezakonshme duhet te mbyllesh dyqanin. Shkon nje meter diku te 450 mije leke. Paguajme 1 mln e 200 mije leke takse tabele takse pastrimi takse gjelberimi. Vete po pastrojme dhe po rregullojme jane shprehur tregtaret. Nga ana e vet Basha ka prekur edhe ceshtjen e punesimit te cilen e ka cilesuar si prioritetin e mandatit te tij te pare. Nderkohe fushata e tij po perfshin edhe disa artiste te njohur qe jane shprehur hapur ne mbeshtetje te tij. Bujar Kapexhiu dhe Agim Krajka jane pozicionuar ne favor te kandidatures se tij madje permes mesazheve direkte. Sot mora dy ftesa njera ishte e imja dhe tjetra shkruante aty Agim Krajka. E mora ne telefon dhe i thashe Agim ne Akademine e Arteve Lulzim Basha do te kete takim Kur-tha Te shtunen Mos-tha- se te shtunen kam mesim ne universitet ne oren 1. Po si do tia besh Do ta le mesimin-tha. Kalova ne kohe shume vite perpara ku nxenesi Lulzim Basha linte mesimin dhe shkonte te degjonte kenget e Agim Krakjes. Kurse sot Agim Krakja le mesimin per te degjuar fjalimet e Lul Bashes u shpreh Bujar Kapexhiu gjate nje takimi qe Lulzim Basha kishte me artistet ne Akademine e Arteve.