Selfo Kapllani Do te zgjidh strehimin dhe gjalleroj Kucoven
Selfo Kapllani nje inxhinier nafte me karriere ne strukturat e Partise Socialiste kerkon me 8 maj voten e kucovareve si perfaqesues i LSI-se dhe koalicionit Aleanca per Qytetarin qe drejtohet nga PD. Ai thote se kucovaret nuk kane marre ate qe prisnin nga perfaqesuesit e majte qe kane zgjedhur ndaj ka ardhur koha te votojne per njeriun dhe per alternativen e duhur.
Ju kandidoni ne nje zone qe konsiderohet bastioni i se majtes. Pse mendoni se do te fitoni
Elektorati i qytetit te Kucoves ka qene gjithmone i vemendshem dhe i kujdesshem ne momentin kur eshte therritur per te zgjedhur perfaqesuesit e tij. Qyteti eshte perfaqesuar per shume vite me radhe nga e majta por rezulton se deri me tani nuk jane arritur rezultatet e shpresuara per komunitetin. Politikat sociale aq te deshiruara dhe te nevojshme kane qene ne vemendjen e se majtes vetem gjate fushatave elektorale. Vemendja qe koalicioni qe perfaqesoj dhe ne menyre te vecante LSI-ja me ben qe ta ndiej veten plotesisht perfaqesues te denje te komunitetit dhe njekohesisht me jep sigurine per te pohuar se ka ardhur koha qe kucovaret te kene nje qeveri vendore me te ndjeshme dhe te pergjegjshme.
fare do te beni ju per uljen e nivelit te papunesise
Per kete problem eshte hartuar nje program i posacem mbi bazen e te cilit mendojme te implementojme politiken e punesimit te koalicionit Aleanca per Qytetarin. Pikesepari do te realizojme nje bashkepunim te ngushte me qeverine qendrore se dyti nepermjet thjeshtimit te procedurave administrative lokale do ti japim frymemarrje biznesit te vogel dhe se treti me ndermarrjen e masave konkrete do te mundesojme implementimin e politikave favorizuese ne drejtim te investimeve private lokale.
Nje nga problemet eshte edhe ndotja. Keni ju ndonje projekt per ta pakesuar ate
Metodat bashkekohore te shfrytezimit te burimeve naftembajtese e kane ne fokus ceshtjen e respektimit te ambientit dhe keto metoda mund te aplikohen ne Kucove. Nga ana tjeter bashkepunimi me Ministrine e Mjedisit do te sjelle edhe per Kucoven nje strategji te posacme per te mundesuar nje bashkejetese normale te komunitetit me kete aktivitet prodhues me vlera shume te rendesishme ekonomike. shte parashikuar gjithashtu te propozohet nje projekt i posacem per te ndertuar nje land field per trajtimin e mbetjeve urbane.
A eshte ne programin tuaj zgjidhja e problemit te strehimit
Duke qene se gjate gjithe karrieres time profesionale kam qene i lidhur me ndermarrjen e prodhimit mund te parashtroj shkurtimisht projektin tim per zgjidhjen e ceshtjes se strehimit te familjeve qe jetojne ne banesa te marra me qira nga shteti te cilat kane vite qe nuk i privatizojne dot keto banesa. Une u kam premtuar ketyre njerezve se do te impenjohem personalisht ne eliminimin e te gjitha pengesave burokratike dhe ne ndeshkimin e cdo lloj neglizhence qe do te pengoje kerkesat e tyre. Nga ana tjeter nepermjet nje menaxhimi te drejte dhe racional te buxhetit te bashkise do te krijoj nje fond te posacem per ndertimin e 50 apartamenteve te reja mbi troje shteterore.
A do te kete ndryshime ne administraten e bashkise nese ju fitoni
Gjate gjithe karrieres time profesionale kam pasur rastin te konfirmoj se punet behen sic duhet me njerezit e duhur dhe me kete dua te them se njerezit e duhur jane gjithmone ata te pergatitur profesionalisht dhe me integritet moral. Jam i ndergjegjshem se ne administraten aktuale te bashkise punojne dhe japin kontributin e tyre mjaft specialiste me formim profesional dhe moral te pershtatshem.
fare mendoni per kandidatin rival
Personalisht jam mesuar te shfaq mendimin tim lidhur me njerezit ne momente kur gjendem perballe me ta por meqenese me keni drejtuar pyetjen shkurtimisht po ju pergjigjem Duke qene se kandidati kundershtar ka qene pjese e menaxhimit te bashkise nuk kuptoj arsyet qe e kane frenuar per te shfaqur mendimin e tij lidhur me vendime te gabuara apo me ceshtje dhe probleme qe kane mbetur pa zgjidhje. Besoj se perkatesia partiake nuk duhet te jete pengese per te permbushur sa me mire detyren qe te besojne votuesit.