E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Burrel: Do finalizojmë rrugën e Arbrit

BURREL-Finalizim të rrugës së Arbrit brenda 4 viteve të ardhshme ka premtuar kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit demokrat për bashkinë e Burrelit, Skender Lleshi.

Gjatë fjalës së tij në takimin me banorët, Berisha ka garantuar vazhdim të investimeve në këtë zonë, infrastrukturën rrugore, ndërtimin e një gjimnazi dhe projekte në të mirë të zhvillimit dhe përmirësimit të jetës së banorëve.

Berisha ka premtuar se qeveria e tij me të zgjedhurit vendorë do shndërrojë Matin në katër vjet në Matin dhe Burrelin e zhvilluar dhe se qeveria do financojë cdo projekt me të cilin ju mendoni se mund të ndryshoni për mirë jetën tuaj.

Gjatë 4 viteve që shkuan, kemi investuar në rrugë, ujësjellësa, shkolla, kanalizime, shumë herë më shumë se 8 vite të marrë së bashku. Ju garantoj se katër vitet që vijnë ne do asfaltojmë cdo rrugë të Matit nga qendra e Burrelit në kufi me Mirditën, Peshkopinë, Tiranën, Krujën. 4 vitet që vijnë do asfaltohen Rrëshen-Klos, Komsi- Qafë Shtamë, do hapet tuneli i Qafë Murrizit dhe do finalizohet rruga e Arbrit- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›